TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Përplasjet” brenda LDK-së, vlerësohet se u intensifikuan me ardhjen e Osmanit

Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur përplasjet në distancë lidhur me deklarimet e nënkryetarit, Lutfi Haziri se e preferon një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Njohësit po vlerësojnë se përplasjet u intensifikuan me rikthimin e Vjosa Osmanit dhe se LDK nuk ka më identitet politik

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
5 0
A A

Rezultatin e partisë së tij, e prezantoi në këtë mënyrë posa u mbyllen vendvotimet.

Por, nga e gjithë kjo, Lumir Abdixhiku, e qëlloi vetëm numrin e ulëseve që do t’i ketë LDK në legjislaturën e ardhshme.

Kjo meqë pas numrit të votave, LDK nga 18 ra në 16%.

Kësisoj, edhe në këto zgjedhje, partia më e vjetër në Kosovë, mbeti e treta.

E kjo bëri, që në pah të dalin sërish, pakënaqësitë brenda LDK-së.

I pari që reagoi, ishte ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

“LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, u shpreh  Hoti.

E njëjtë ka reaguar, edhe Arben Gashi nga ky subjekt.

Edhe ky shkroi, se LDK nuk është për vendin e tretë.

Ndërkohë, analistët politik, thonë se përplasjet brenda LDK-së, u intensifikuan kur Abdixhiku, I hapi derën e rikthimit, Vjosa Osmanit.

“Gjëja e parë që mendoj do duhej të bënte LDK-ja është një analizë të pavarur e cila do të nxirrte në sipërfaqe të gjitha defektet që aktualisht janë brenda LDK-së. Kur them analizë të pavarur e kam fjalën që mos të jetë një analizë sa për t’i mbulu dështimet ose sa për të përfitu ndonjë grup brenda partisë dhe në bazë të kësaj analize LDK-ja të hapej për reforma, të kthente legjitimitetin tek anëtarët e tyre nga niveli më i ulët i nëndegës deri niveli qendror”, vlerëson Avdi Smajljaj – profesor universitar.

E sipas politologut, Albinot Maloku, LDK ka mbetur pa identitet politik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është ende në kërkim të atij identitetit të vetë, i ka këto probleme për aryse të mendësive të ndryshme që kanë qenë në LDK, janë instaluar në ndërkohë ose që kanë ardhë si pasojë e rrethanave dhe në këtë rrafsh unë konsideroj se LDK këtë lloj demokracie vibrante duhet ta sqarojë përbrenda, për rrjedhojë ta sqarojë edhe identitetin e saj për arsye se aktualisht LDK është pa identitet politik” , shprehet Maloku.

Së fundmi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, mund ta nxirrte vendin nga kriza politike.

“Është i vështirë do thoja, ka qenë më i lehtë para kthimit të zonjës Osmani, ajo e ka komplikuar këtë çështje sepse projeksionet e saj kanë qenë për postin e Presidentes, tani ulja e këtyre projeksioneve mund t’a sfidojë autoritetin e zonjës Vjosa Osmani, por në  të njëjtën kohë retorika gjatë fushatës që u kthye në nivel personal do thoja e ka bërë shumë më të vështirë një bashkëpunim do thoja mes LDK-së dhe LVV-së”, thotë Smajljaj.

Sipas rezultateve, LDK ka marrë 18 ulëse në Kuvend me 135 mijë e 563 vota apo 16.69 për qind.

 

 

 

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën