TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përplasje fizike, gjuajtje me letra e më ujë – çka ndodhi në Kuvend

Një ditë pasi u kërkua një koalicion mes LVV dhe PDK, deputetët e këtyre dy subjekteve u përplasën verbalisht e fizikisht me njëri-tjetrin sot brenda sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. Krejt kjo pasi deputetët opozitarë protestuan për mos-konstiuimin e organit legjislativ, protestë që nuk e priti mirë partia e parë.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
1 0
A A

Në orën 11:00 paraditen e së mërkurës dolën para foltores së Kuvendit.

E thirrjes së deputetëve të PDK-së, iu bashkuan edhe ata të Aleancës.

Krejt kjo, në shenjë protestë për mosvazhdimin e seancës konstituive nga Lëvizja Vetëvendosje.

E derisa këta po flisnin, në sallë hynë dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtyre të fundit duket se nuk u pëlqeu nisma e opozitarëve.

Gjersa brenda sallës plenare po zhvilloheshin këto skena, një konference u paralajmërua nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Interesimi për ta dëgjuar nga afër Haxhiun, i nxori nga salla deputetët e PDK-së.

E kjo duket se e pengoi ushtruesen e detyrës së presidentes.

Ngjarjet morën hov kur sallës iu drejtua ministrja në detyrë e Drejtësisë, të cilën e ndoqën deputetët opozitarë.

Këtu u përmend edhe Gjykata Speciale e ministrat serbë.

E tensioni u rrit kur në afërsi të sallës, u paraqit edhe deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci.

Këtë të fundit, fizikisht e shtyu deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi.

Nagavci vazhdoi tek ulëset e partisë, ku u prit nga deputetë të tjerë të PDK-së.

Në gjithë këtë situatë, u përdor edhe uji e letrat.

Ngjarjet e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, nuk përfunduan me kaq.

Përplasjet verbale kaluan edhe në ato fizike mes Mërgim Lushtakut nga PDK dhe Adnan Rrustemit e Ardian Golës nga LVV.

Nuk mbeti jashtë, as deputetja Arjeta Fejza.

Kurse deputetes Ganimete Musliu, punë i doli edhe me sigurimin e Kuvendit.

E në mesditën, në sallë u shfaq sërish ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Kërkesat e PDK-së për thirrjen e seancës konstituive, bëri që Haxhiu mezi ta përfundonte fjalën.

E kur gjithçka mbaroi, në Kuvendin e Kosovës nisën të hyjnë deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshe, deputetët e PDK-së, paralajmëruan se protestat nuk do të ndalën derisa Kuvendi të konstituohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën