Në Mitrovicën Jugore ka ndodhur një përleshje ku dy persona janë therur me thikë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, e ka konfirmuar lajmin.
‘‘Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona të moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprime hetimore’’, ka thënë ai.




