TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, buxheti i miratuar nga Asamblesa Komunale e Prishtinës, është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026. Bashkë me buxhetin e Shtimes, do të shqyrtohen nesër në leximin e dytë.

by Fëllënza Krasniqi
7 muaj ago
1 0
A A

Buxheti i miratuar i Asamblesë Komunale të Prishtinës, më në fund është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026.

Kështu u vendos sot në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, me dhjetë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Buxheti për Prishtinën, bashkë me atë të komunës së Shtimes, do të shqyrtohen në lexim të dytë nga Kuvendi.

Para pak ditësh, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu drejtua me një letër ministrit të Financave Hekuran Murati, duke i kërkuar që buxheti i Prishtinës të përfshihet në Ndarjet Buxhetore të vitit 2026.

Megjithatë, nga opozita në kryeqytet, thonë se situata e krijuar me buxhetin, është si pasoj e vet kryetarit Rama.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me bllokadë nga Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë, por kemi të bëjmë me vonesat e kryetarit Rama, siç  i ka edhe në shumë projekte tjera e poashtu edhe në këto vendime siç është buxheti i Prishtinës”, tha Besart Krasniqi nga LVV.

E po të mos përfshihej kryeqyteti në buxhetin e vitit 2026, ekonomisti Safet Gërxhaliu, thotë se do të kishte shumë pasoja.

“Lënë gjurmë negative sepse po politizohet apo mund të kuptohet si e politizuar në aspektin ekonomikë, kjo është një ngufatje e Komunës dhe e biznesit të cilët përmes projekteve në partnerit publiko- privat ata janë implementuar dhe tani nuk do të kenë mundësi. Qytetarët e Prishtinës janë të zhgënjyer dhe kur kësaj i shtohet fakti që Prishtina do të jetë nikoqirë e  Lojërave Mesdhetarë të viti 2030, kam drojë që Kosova po rrezikohet të humbë kredibilitetin e vet”, vlerëson Gërxhaliu.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka aprovuar buxhetin e viti 2026 më gjashtë shkurt./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për dhunim të një shtetase të huaj

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën