TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon takimin me Kurtin, flet Abdixhiku: E njoftova për zhvillimet e fundit

by Tëvë1
2 muaj ago
5
A A
Përfundon takimin me Kurtin, flet Abdixhiku: E njoftova për zhvillimet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për media pas përfundimit të takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili u zhvillua sot në Kuvend.

Abdixhiku ka thënë se takimi ishte një njoftim i rregullt mes dy partive, pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimeve të marra brenda tyre.

“Është njoftim i rregullt. Pas zhvillimeve në dy partitë, siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë edhe zyrtarisht njëri-tjetrin për vendimet partiake. Atë që ka ndodhur dje e njoftova zyrtarisht Kurtin, edhe ai për zhvillimet në partinë e tij”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë pas situatës së krijuar në LDK, ku gjashtë deputetë kanë dalë kundër votimit të Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tha se tashmë duhet të pyeten ata që, sipas tij, kanë vendosur ta çojnë vendin drejt një situate të paqartë.

“Tani duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një gjë të paqartë. Ne do të përpiqemi të kemi takim, por gjendja numerike është kjo që është”, u shpreh ai.

Abdixhiku u pyet edhe nëse ekziston mundësia që të gjendet një zgjidhje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Jo, nuk është punë për mua. Unë jam përpjekur që të bëj zgjidhje. Nganjëherë është mirë të ndihmojnë në zgjidhje. Nëse distancohen edhe nuk marrin pjesë në zgjidhje, atëherë vetvetiu po shkaktojnë zgjedhje të parakohshme. Kështu zbehet zgjidhja. Qeveria dhe çështja e presidentit duhet të zgjidhen normalisht”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, i pyetur drejtpërdrejt nëse Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, Abdixhiku tha se pozicionet e bëra publike po krijojnë një situatë ku nuk ka mundësi të mjaftueshme numerike për të arritur një rezultat.

“Fatkeqësisht, sa po shoh, me pozicionet e bëra publike, ne po krijojmë një situatë pa mundësi numerike për të pasur një rezultat”, deklaroi Abdixhiku.

Deklaratat e tij vijnë pas zhvillimeve të fundit rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president dhe përpjekjeve për të shmangur një krizë të re politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën