Pas disa orësh ‘betejë’ mes protestuesve dhe policisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” më në fund ka rënë në qetësi.
Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë hequr morinë e gurëve shkulur nga trotuaret dhe të hedhur nga protestuesit drejt policisë.
Në foto shihet një kamionë e mbushur plot me gurë dhe sende të forta, raporton tch.
Kujtojmë, dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.
Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botësPërplasjet më të ashpra u zhvilluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar hodhën në drejtim të efektivëve fishekzjarrë, molotovë dhe gurë.
Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.








