TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon procesi i numërimit në Mitrovicë – PDK kërkon rivotim

Këtë të mërkurë ka përfunduar procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë. Dyshimet që kanë nga PDK lidhur me manipulimin e votova i shtyn që të kërkojnë zgjedhje të reja.

by Fëllënza Krasniqi
10 muaj ago
1 0
A A

Janë fletëvotime të njëjta, por me numra serik të ndryshëm.

E të tilla në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicës dyshohet të jenë plotë shtatëdhjetë e pesë.

Dyshimet e para për këto parregullsi u ngritën nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila theksoi se raste e  tilla kanë cenuar besimin e qytetarëve.

“Në sot mendojmë që ky proces duhet të bie edhe në duart e organeve të drejtësisë për faktin se nga këtu kemi vënë re se kemi defekt serioz të fletëvotimeve të cilat e kanë rrënuar besimin e opinionit publik të procesit zgjedhor. Konsiderojmë që e vetmja mënyrë për të rikthyer procesin në binar dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe për t’i dhënë integritet dhe besueshmëri është rikthimi edhe njëherë te qytetari, që nënkupton rivotim të ri, shkuarja prapë në zgjedhje në këtë komunë”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë, Bajram Hajdari, tha se më të përfunduar këtu verifikimi, kutit do të barten ne QNR-në në Fushë Kosovë.

“Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka përfunduar në orën 14:00. Tash jemi duke bërë përgatitjen për bartjen e materialit në QNR në Fushë Kosovë. Sipas një verifikimi paraprak janë 75 fletëvotime për ato që po pyetni ju. Janë të dy kandidatëve. Ato me kërkesë të policisë i kemi bërë kopje dhe i kemi dorëzuar dhe tani janë organet tjera” , ka thënë Hajdari.

Për këtë proces të ditës së sotme nuk deshi të flas anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kam asnjë informacion absolutisht. Kam qenë dje dhe nuk kam asgjë as  nuk kam çfarë të deklaroj, se  nuk jam i informuar”, është shprehur Kurteshi.

Procesi i numërimit ishte ndaluar mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për të rifilluar sërish të martën me urdhër të organeve të drejtësisë pasi që dyshimet për manipulim votash nuk dolën të jenë të tilla, por sipas kompanisë që ka printuar këtë fletëvotime ishin gabime teknike.

Tags: Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Izraeli sekuestron qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Izraeli sekuestron qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Ditari: 25.08.2026

Ditari: 25.08.2026

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën