TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Përbërja” e re e Kuvendit – Kandidatët e rinj ua zënë vendin të vjetërve

Numërimi i rezultateve është duke zbardhur përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Disa nga ulëset e deputetëve të vjetër, duket se do t’i zënë disa nga ata që kandiduan për herë të parë.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
5 0
A A

Një nga një, po vazhdon numërimi i votave.

Në këtë mënyrë, ka nisur të zbardhet edhe përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Në krahasim me legjislaturën e fundit, në të ardhshmen duket se do të hyjnë disa emra të rinj, e shumë të vjetër pritet të mbesin jashtë.

Me këtë trend të numërimit, pa votat e diasporës, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 48 ulëse në parlament.

Nga hera e kaluar, sipas rezultateve aktuale, duket se jashtë Kuvendit do të mbesin emrat si Artan Abrashi, Salih Zyba, Fjolla Ujkani, Fitim Haziri, Vigan Qorolli e Naim Bardiqi.

Bashkë me ta, mund të jenë edhe Egzon Azemi, Bylbyl Sokoli, Rozeta Hajdari, Fatos Geci e Enver Dugolli.

Ndërkaq, ulëse në Kuvend për herë të parë pritet të sigurojnë hoxha Osman Musliu, ish-gazetari Arton Konushevci, aktori Armend Baloku, si dhe Krenare Çerkini.

Megjithatë, renditja mund të ndryshoj pas numërimit të votave të diasporës.

Nga rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 24 ulëse.

Në përbërjen e re të PDK-së në Kuvend, të paktën tash për tash duket se do të jetë doktori Adriatik Berisha.

E në Kuvend pritet të rikthehet edhe doktori tjetër, Bekim Haxhiu.

Jashtë Kuvendit, sipas numërimit të deritanishëm, duket se do të mbesin Ariana Musliu Shoshi, Rashit Qalaj, Arbnore Salihu e Nait Hasani.

Ndryshime të rëndësishme në përbërjen e re në Kuvend, do të ketë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për dallim nga 28 dhjetori, brenda Kuvendit do të jenë disa nga emrat që iu bashkuan së fundmi partisë.

Ndër ta është bartësja e listës, Vjosa Osmani, si dhe Albena Reshitaj e Jeta Statovci.

Ndryshe nga to, Haxhi Avdyli duket se do të mbetet jashtë Kuvendit.

Fatin e njëjtë, pritet ta ketë edhe Adelina Thaqi-Meta.

Situata krejt ndryshe është në Aleancë.

Ndryshe nga legjislatura e kaluar, në të renë Aleanca pritet të përfaqësohet nga tetë deputetë.

Ramush Haradinajt, Besnik Tahirit, Bekë Berishës e Time Kadriajt e Albana Bytyqi, pritet t’u bashkohen të paktën edhe Burim Ramadani e Agim Çeku.

Renditja përfundimtare do të përcaktohet pas numërimit të votave të diasporës.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami thotë se është paditur nga Gërvalla

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Një burrë raportohet i zhdukur në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami thotë se është paditur nga Gërvalla

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

Irani kryen sulme ndaj bazave amerikane në shtetet e Gjirit

Irani kryen sulme ndaj bazave amerikane në shtetet e Gjirit

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Një burrë raportohet i zhdukur në Ferizaj

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit, Spanjë-Francë

Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit, Spanjë-Francë

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën