TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Për një Ferizaj pa Urosevac”, nën këtë moto filloi mbledhja e nënshkrimeve që Ferizajt të i hiqet “Urosecav”

Ka filluar mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “ Për një Ferizaj pa Urosevac”, në Ferizaj. Qytetarë të shumtë e nënshkruan ditën e parë këtë peticion, por i pari qe kryetari  Agim Aliu.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 1
A A

Këtë të shtunë filloi mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac.

Kjo nismë qytetare synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit “Urosevac” dhe përdorimin e vetëm të emrit “Ferizaj”.

I  pari që e nënshkroi peticionin ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Do e mbështesim një iniciativë të tillë, është një drejtësi, sepse Ferizaj ka lindur 153 vjet më parë me emrin Ferizaj, ndërsa emri Urosevac është vendosur nga administrimi i dhunshëm pas vitit 191. Prandaj po besoj se me fillim e nënshkrimit të këtij peticioni  dhe me mbështjetjen institucionale duke filluar nga Komuna e Ferizajt dhe në nivelet më të larta do vëhët drejtësia dhe do vëhët vetëm një emër për Ferizaj ashtu sic ka lindur. Pra qyteti i Ferizaj ka lindur në vitin 1873 ka lindur me emrin Ferizaj dhe nuk ka emër tjetër për Ferizaj përpos se Ferizaj”, tha Agim Aliu.

Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm për qytetin.

Sipas Fazliut, ky peticion pritet të zgjasë dy javë, rrjedhimisht t’i  mbledhë reth 20 mijë nënshkrime.

“Sot është një ditë historike për qytetarët e Ferizajt, ku duke shfrytëzuar një të drejtë demokratike kemi nisur peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit Urosevac. Nga pushtuesit serb. Shfuqizimin e përdorimit zyrtar nga tabelat, dokumentet, regjistrat, aktet ligjore dhe komunikimin zyrtarë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kërkojmë që në të tri gjuhët – shqip, serbisht dhe anglisht – të përdoret vetëm emri Ferizaj në të gjitha dokumentet, tabelat, regjistrat, aktet ligjore dhe komunikimin zyrtar të Republikës së Kosovës. Ky peticion është me vullnetin e lirë të qytetarëve të Ferizajt dhe nuk ka të bëjë asgjë kundër asnjë komuniteti. Këtë peticion e kanë mbështetur të gjitha partitë politike në Ferizaj, si dhe partitë e komuniteteve joshumicë. Ka një unitet të plotë në këtë kërkesë”, deklaroi Fazliu.

Ndërsa janë edhe vetë ferizajasit ata që e mirëpritën një nismë të tillë, ndonëse e cilësuan si të vonuar.

Kjo është iniciativë e mirë është dashur që moti të kryhet kjo dilemë, po tash e kanë bërë.

“Me Migjenin jam në bashkëbisedim lidhur me këtë iniciativë të tij për heqjen e këtij, për këtë padrjetësi që ju ka bërë Ferizajt, besoj që duhet me heq këtë Urosevac se nuk na duhet asgjë”, deklaroi Sabedin Mustafa, qytetar i Ferizajt.

“Kam lind dhe jam rrit në Ferizaj e di si ka qenë përpara e di si është sot mendoj që nuk ka asnjë nevojë me pas Urosevac”, tha Emine Bajraktari.

Madje  një emër i tillë për Ferizajn sipas këtij qytetari nuk është dashur as të ekzistonte.

“Vendosja e emrit Urosevac ka ardhur nga pushtimi i Serbisë në shekullin XX dhe është mbetje koloniale e asaj kohe nuk ka të bëjë asgjë me pakicat e as me të drejtat minoritare është thjeshtë mbetje koloniale e cila nuk ish dashtë me ekzistua”, pohoi qytetari tjetër, Mehdi Sejdiu.

Në mbështetje të kësaj nisme dolën edhe partitë opozitare në Komunën e Ferizajt, si dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

IHMK njofton për ndryshimet e motit deri në fundjavë

I kërcënoi alpinistët se do i pres në fyt – Komuna e Junikut thirrje policisë: Trajtojeni rastin, personi s’eshtë banor i yni

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën