TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Shkruan publicisti Kim Mehmeti

Shqiptarët e Maqedonisë shtiren sikur nuk e dinë se elitat maqedonase nuk duan që shteti i tyre të flasë edhe shqip.

Dhe, për këtë arsye, për ato elita, konflikti i vitit 2001 do të përfundojë vetëm atëherë kur të zhbëhet Marrëveshja e Ohrit dhe kur shqiptarët e këtushëm do të jenë, por nuk do të duken.

Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë sikur nuk e dinë, por ata e kanë të qartë se kryeqendra e vërtetë e shtetit ku jetojnë nuk është Shkupi, por Beogradi, dhe se elitat maqedonase më parë do ta zhbënin shtetin sesa ta ndanin atë me shqiptarët.

Dhe, për këtë arsye, këto elita e vazhdojnë pjesën e dytë të konfliktit të vitit 2001 dhe duan që shtetin ta kthejnë aty ku ishte në vitet e nëntëdhjetë.

Shqiptarët e Maqedonisë shtiren se nuk e dinë, por ata prej kohësh e kanë kuptuar se e keqja e tyre nuk janë vetëm elitat maqedonase që ëndërrojnë serbisht, por edhe vasalët shqiptarë – si këta të sotmit të VLEN-it – të cilët janë “shkijet” më të rrezikshëm për shqiptarinë.

Shqiptarët e Maqedonisë – dhe jo vetëm ata – shtiren se nuk e dinë as përgjigjen e pyetjes se si është e mundur që një popull që nuk mund të mbushë as një autobus dykatësh të tallet me gjuhën e dhjetë milionë shqiptarëve?!

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut – pa të cilët asaj do t’i ngatërroheshin anët e botës – shtiren se shumëçka nuk shohin dhe nuk dinë, sepse e kanë kuptuar se, përderisa pas BDI-së qëndron Piktori e pas VLEN-it, që i ktheu në kohët e Rankoviqit, Kurti, pas tyre nuk qëndron as Shqipëria, as Kosova, por vetëm qarqet policore dhe politike maqedonase.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: elitat maqedonasekim mehemtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Italia synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën

Maqedonci: Italia synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

​Konstituohet Bordi i Korporatës për ruajtjen e energjisë, synohet zvogëlimi i importit

​Konstituohet Bordi i Korporatës për ruajtjen e energjisë, synohet zvogëlimi i importit

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Rama pas deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales: Mbi partitë është shteti

Rama paralajmëron padi ndaj deputetit Egzon Azemi për shpifje

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi e një avioni në shtetin amerikan të Wisconsin

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi e një avioni në shtetin amerikan të Wisconsin

​Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

​Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Kusari-Lila rrëfen përballjen me kancerin e gjirit: Heshtja dhe stigma duhet të thyhen

Kusari-Lila rrëfen përballjen me kancerin e gjirit: Heshtja dhe stigma duhet të thyhen

Protestuesit hyjnë në Ministrinë e Financave, ndërsa vazhdojnë përplasjet me policinë

Protestuesit hyjnë në Ministrinë e Financave, ndërsa vazhdojnë përplasjet me policinë

Trump thotë se do të fillojë eksplorimi i naftës, gazit dhe mineraleve në Grenlandë

Trump thotë se do të fillojë eksplorimi i naftës, gazit dhe mineraleve në Grenlandë

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, Posta promovon pullë të veçantë postare

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, Posta promovon pullë të veçantë postare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën