TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për 5 muaj, Lajçak 10 herë në Prishtinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Për 5 muaj, Lajçak 10 herë në Prishtinë

Ditën e nisi në zyrën e tij.

Këtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Kosovë.

Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërsa më pas, Zyra e Kryeministrit njoftoi se temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara drejt integrime evropiane.

Por, ky nuk ishte takimi i vetëm që Kurti e pati të hënën.

Nga këtu, ai shkoi në këtë hotel në periferi të kryeqytetit.

E pas tij erdhi edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim u cilësua si dreke pune.

Një orë më pas, takimit iu bashkua edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

E pas tij, edhe shefi shef i zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas  Szunyog.

Ky takim, zgjati për rreth dy orë.

Ndërsa i pari që u largua, ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky nuk e tha asnjë fjalë para kamerave.

E njëjtë veproi edhe ambasadori amerikan.

E detaje se çfare u bisedua në takim, dha ndermjetesuesi evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

“Vizita ime në Prishtinë sot është vazhdim i një përpjekje diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin evropian, kjo është faktikisht vizita ime e 10 që nga shtatori dhe sigurish ne kemi diskutuar propozimin dhe gjithashtu përgatitjet për takimet e nivelit të lart në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq”, tha Lajçak.

Lajçak bëri të ditur se në takim u diskutua edhe pwr gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti, për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne diskutuam për këtë çështje dhe unë e informova kryeministrin për pozicionin tonë, por nuk dua ta bëj ilegalisht publike, mendoj që ka qenë e dobishme ky diskutim që patëm këtu, çfarë dua ta përsëris është se të gjithë u dakorduan se dialogu duhet të implementohet dhe kjo është se si normalizimi do të ndërtohet”, shtoi ai.

Nga këtu, Lajçak vazhdoi për në Beograd, në një takim të natyrës së njëjtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën