TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë simbol të vuajtjes së shqiptarëve

Protagonisti i fotografisë simbol të vuajtjeve të shqiptarëve gjatë luftës, Xajë Mustafa, të hënën doli në pension. Sot në një rrëfim për Tëvë1, tregoi se në luftë për shumë muaj mendoi se dy djemtë e tij, iu ekzekutuan nga forcat serbe.

by Doresa Geci
4 muaj ago
1 0
A A

Nga kjo e martë, ditët e tij kanë nisur ndryshe,

Pas mbi tri dekadash si punëtor në sektorin e arsimit, Xajë Mustafa të hënën doli në pension.

E para 27 viteve, Mustafa ishte protagonisti kryesor i kësaj fotografie, e cila u kthye në simbol të vuajtjeve të mijëra familjeve kosovare gjatë luftës.

Për TËVË1, 65 vjeçari rrëfen se asokohe e rrezikoi jetën për këto dy fotografi të fëmijëve, të cilat mendonte se ishin të vetmet kujtime nga ta.

“Çka kam pas maltretime çka kam pas thyerje i kam pas për shkak të këtyre fotografive pse nuk po i lenë ti ato, unë iu kam thënë nuk i lë, shpirtin po por fotot e fëmijëve të fëmijë nuk i lë”, ka thënë Mustafa.

Me foto në duar ai edhe u lirua. E në mendje e kishte brengën se familja mund t’i ishte ekzekutuar nga focat serbe.

Pikërisht këtë moment, me shkrepjen e tij, e bëri të pavdekshëm, fotografi ndërkombëtar, Peter Turnley.

“Më pyesin për çka gjithë këtë maltretim, unë i kam nxjerrë ato dy foto i papërgatitur  dhe i kam thënë për këto dy foto, unë nuk kamë pas vetëdije e as kondicion me qendru aty”, u shpreh tutje Mustafa.

Për 110 ditë, Mustafa ishte i bindur se fëmijët e tij nuk jetonin më.

Mirëpo, më 3 qershor të vitit 1999, kjo brengë do të merrte fund. Atë ditë, pas rikthimit në Mitrovicë, familja Mustafa më në fund u ribashkua.

“Kur dola prej një kombi busi të vogël, e pash djalin në një rrugicë aty duke luajtur me top dhe ish një farë e dridhur edhe e thirri, babii… pastaj përqafimet e ledhatimet nuk u ndalshin”, theksoj Mustafa.

Pas 33 viteve kontribut në arsim si punëtor teknik, tash Mustafa do të ketë më shumë kohë të përkujdeset për kopshtin e tij.

“Alarmin 5:45 më ka bërë,  më kohën që kam pas më u nis për në punë vetëm jam qu jam vesh dhe jam kthy prapë në dhomë”, ka përfunduar Mustafa.

Për punën e palodhur në arsim, por edhe për rrugëtimin e tij të dhimbshëm gjatë luftës, shkolla e mesme e ulët, Migjeni, ia ndau Xajë Mustafës një mirënjohje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Haradinaj: Më 6 tetor do të duhej të ishim krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: Prioritet është zgjedhja e presidentit, jo ndryshimi i Ligjit për Specialen

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

Barcelona reagon për dëshmitë e Real Madridit në UEFA

Çfarë mund të shohë ChatGPT në kompjuterin tuaj?

Çfarë mund të shohë ChatGPT në kompjuterin tuaj?

Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7 në kombëtare

Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7 në kombëtare

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: Prioritet është zgjedhja e presidentit, jo ndryshimi i Ligjit për Specialen

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën