TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pensionistët dhe sektori privat: Pakoja për përballje me inflacionin të rikthehet për votim

Shoqata e pensionistëve mirëpo edhe sindikata e punëtorëve të sektorit privat, po kërkojnë që të rikthehet edhe njëherë për votim në Kuvend, pakoja për përballje me inflacionin, ndonëse atë e konsiderojnë si zgjidhje afatshkurte

by Fëllënza Krasniqi
4 javë ago
1 0
A A

Po lëvizë figurat në lojën e shahut.

Mirëpo disa vendime që kanë ndikimin në jetën e tyre, ky pensionist thotë se nuk po lëvizin.

Ai nuk e ka pritur aspak mirë dështimin në Kuvend, të pakos për përballje me inflacionin.

“Unë nuk e di çfarë deputet janë ata, kur kryeministri po përpiqet me e dhanë centin e fundit me ju ndihmuar popullatës, nevojtarëve, të varfërve  e ata nuk e votojnë se ata rrogat e mira i kanë ata me vota të popullit po luajnë ata, se prej një planeti tjetër nuk janë ardh veç ka me ardh një ditë që nuk kanë me kanë ata aty”, ka thënë një pensionist.

“Këta janë ose të krisur ose të shitur, ata që nuk e votojnë me ju ndihmu fëmijëve, pensionistëve, lehonave njerëzve që kanë më së shumti nevojë ose janë të krisur ose për mua janë të shitur”, u shpreh tutje një pensionist tjetër.

Por ndryshe nga ta, mendon një pensionist tjetër.

“Boll mirë ia kanë bë se me ia dhanë Albinit 200 milionë e me i bo rrush e kumbulla qysh i ka bë deri tash boll keq është”, theksoj një pensionis tjetër .

Pakoja për përballje me inflacion, sipas kryetarit të lidhjes së pensionistëve do të ishte vetëm një zgjidhje afatshkurte.

“Kjo ndihmë e përkohshme ka qenë e mirëseardhur, mirëpo nuk ka zgjidhe kurfar problem për pensionistët. Ne insistojmë që problemet të zgjidhen me anë të ligjit, pra të vihet një ligj për fondin pensional edhe të zgjidhet çështja e përhershme. Që nuk është votuar nuk është mirë, një far dobësie shtetërore, që nuk u aprovu. T’i kishim marrë bile pak e nga pak kishim bërë një mini-zgjidhje të problemit”. u shpreh Kastrati.

Pakoja e prezantuar nga ministri i Financave Hekuran Murati, kishte për qëllim ndihmën edhe për punonjësit e sektorit privat.

Prandaj, nga Sindikata po kërkojnë që kjo pikë të rikthehet edhe një her për votim.

“Ne e kemi kundërshtuar mosovotimin e kësaj pakojë sepse njerëzit e varfër nuk u intereson kush po e voton e kush jo. Por të indinjuar e kemi marrë lajmin sepse është dashur që të votojnë pavarësisht, që ne jemi të bindur që kjo ka një prapavijë politike. Ne i bëjmë thirrjeve deputetëve të Kosovës, sepse kanë kohë deri nesër që të aprovojnë  këtë pako”, ka thënë Azemi.

E ekonomisti Jakup Bellaqa tregon se inflacioni është rritur dukshëm në muajt e fundit.

“Çdo rritje dhe mbështetje financiare për shoqëritë e caktuara, për kategoritë e caktuara, sidomos ato sociale me të hyra të ulëta, kategoritë pensionale, po edhe të punësuarit në sektorin privat me të hyra të ulëta, është e mirë se ardhur. Inflacioni është duke u rritur, sipas ASK-së muajin e kaluar 6.5% ka qenë inflacioni më i lartë se çdo herë. E të hyrat apo pagat ka vite që nuk ndryshojnë, bile është dashur edhe më herët. Shpresoj që të miratohet sa më shpejtë kjo e zgjedh në aspektin afatshkurtër gjendjen”, theksuar Bellaqa.

Pakoja për Përballjen me Inflacionin nuk u votua nga Kuvendi, pasi partitë opozitare e konsideruan si një tentativë të pushtetit për blerje vote, në një kohë kur zgjedhjet e jashtëzakonshme duken të pashmangshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK mban sot konferencë për media

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Dhunë psikike ndaj vajzës, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Podujevë për sulm seksual

PDK mban konferencë për media

PDK mban sot konferencë për media

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Dhunë psikike ndaj vajzës, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Podujevë për sulm seksual

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Partitë vazhdojnë fushatën zgjedhore, publikohen aktivitetet e sotme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Këto janë çmimet e derivateve për tri ditët e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën