Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti gjersa ishte duke vozitur, fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e dhënë nga zyrtarët policorë për ndalim, ku më pas verbalisht ka kanosur zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Eliot Engel, Pejë / 02.04.2024 – 17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, fillimisht nuk ka përfillur urdhrat e dhënë nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/