TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peci: Buxheti për vitin e ardhshëm kalon mbi 100 milionë euro me Marrëveshje Ndërkombëtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peci: Buxheti për vitin e ardhshëm kalon mbi 100 milionë euro me Marrëveshje Ndërkombëtare

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024, në të cilin ka raportuar ministri MBPZhR-së, Faton Peci.

Ministri Peci para deputetëve tha se për vitin 2024 për këtë ministri janë ndarë 89 milionë euro. Ai tha se fokus i Ministrisë është rritjen e numrit të hektarëve të pyllëzuar sipas tij, kjo do të bëhet me mbledhjen e fidanëve të reja dhe mirëmbajtja e tyre.

Ai tha se është paraparë që të ndërtohet edhe objekti i parë i kësaj Ministrie për të cilën tha se është ndarë edhe lokacioni.

“Në projekt buxhetin e vitin 2024 buxhetin total i MBPZhR do të jetë 89 milionë euro duke mos përfshirë një pjesë të partneriteteve dhe bashkëpunimeve. Në kemi paraparë diku 69 milionë euro vlerë në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Kemi të paraparë dëmet natyrore në bujqësi në shifër prej 3 milionë euro. Investimet kapitale janë 6.4 milionë euro. Do të jetë objekti i parë i Ministrisë së Bujqësisë që nga pas lufta. Lokacioni tash është caktuar është rruga Prishtinë-Fushë Kosovë”, tha ai.

Kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli, ka pyetur ministrin Peci se sa do të jetë buxheti i Ministrisë nga të hyrat e donacioneve.

Ministri Peci ka thënë se në kuadër të partneriteteve me partnerët ndërkombëtar është buxheti i Ministrisë së Bujqësisë ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro.

Ai ka thënë se votimi i marrëveshjes ndërkombëtare javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, do të i mundësojë Kosovës që të përfitojë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian.

“Kemi thënë që buxheti ka arritur 100 milionëshin me partneritetin. 10.2 milion euro kemi përkrahje direkte të qeverisë Gjermane, e kemi tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro për ministrinë e Bujqësisë. Nga aprovimi i marrëveshjes ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës kemi sinjale që do të pranojmë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka pyetur ministrin në lidhje me sipërfaqet e pyllëzuara.

Ministri Peci ka thënë se në bashkëpunim me disa institucione brenda një viti kanë bërë mbledhjen e 1 milion fidanëve.“Ajo ka qenë pjesë e një kampanje ku disa akter dhe institucione janë bërë bashkë, që të gjitha bashkë për një vit e tre muaj në tersi kemi pasur mbledhjen e fidanëve 1 milion në një sipërfaqe”, tha ai.

Në fund me gjashtë vota për është votuar projektbuxheti i ndarë pa amendamente e kërkesa shtesë për MBPZhR.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

“Këndi i Debatit” – 17.07.2026

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën