Partia Demokratike e Kosovës, ka themeluar degën e saj në Kanada.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie Uran Ismaili. Ai ka njoftuar se kryetar i degës është zgjedhur Ridvan Pacolli, ndërsa që është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues
“Themelimi i kësaj dege shënon një momentum të ri për fuqizimin e lidhjes tonë me mërgatën e mrekullueshme në Kanada. Për PDK-në, roli dhe kontributi i mërgatës në rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimit – ka qenë gjithmonë i shenjtë. Prandaj, sot, ka ardhur koha që të bëhemi përsëri bashkë, që Kosovës t’ia kthejmë dinjitetin, zhvillimin dhe shpresën”, ka shkruar Ismaili./teve1.info/