TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

by teve1
1 javë ago
1
A A
1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Tani e tutje çdo qytetarë i cili futet me veturë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të paguajnë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë, për dallim kur më herët paguanin 50 cent.

Ky vendim është paraparë në rregulloren e re për shfrytëzim të parkingut në hapësirat e QKUK-së, e cila është mbështetur edhe nga bordi i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E pacientë dhe familjarë të tyre shprehen të revoltuar me këtë vendim të ri, duke thënë se përveç shpenzimeve për trajtim, barna e analiza, tashmë duhet të përballen edhe me një kosto më të lartë për parkim.

Brahim Maxhuni shprehet se rritja e çmimit të parkingut në 1 euro, është e papërballueshme në kohë krize ekonomike.

“Mendoj se është shumë shtrenjtë për pacientë dhe për personin. Është shtrenjtë, është krizë, tek ne nuk janë rrogat e mëdha për atë arsye kishte qenë mirë me qenë 50 cent”, thekson ai.

E krahas pakënaqësisë për rritje të çmimit për parking, Shaban Maloku ka edhe një shqetësim tjetër.

“Në asnjë mënyrë se boll ka ngarkesa në ekonominë familjare, nuk ke ku shkon nuk ke qare pa ardhur, dhe aq më keq është që deri në ora 15:00 rampa nga lindja e diellit pas 15:00 nuk punon”, deklaroi ai.

Vendim të paarsyeshëm e konsideron edhe Rifat Ahmeti. Sipas tij, kjo po e rëndon xhepin e pacientëve dhe familjarëve.

“Monopolin e kanë dhe mund të bëjnë çka të duan se nuk është e arsyeshme.. kur e kanë edhe dikë të sëmurë kanë edhe shpenzime plus këtë të veturës”, thotë Ahmeti.

Milaim Muqolli nga Hertica e Podujevës shprehet i revoltuar, duke thënë se qytetarët kanë sakrifikuar për shtet e demokraci, ndërsa tani, po përballen me vendime që i dëmtojnë dhe keqpërdorin besimin e tyre.

“Negativ, marri a kanë kërkuar shtet, a kanë kërkuar demokraci na ka munguar liria a po e keqpërdorin shqiptarët gjitha të zezat”, tha ai.

Shqetësime për rritjen e çmimit të e hyrjes së parkingut kanë ngritur edhe nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra duke e konsideruar si vendim paradoksal, deklaron se me këso veprime pacienti po largohet nga shërbimi publik shëndetësor.

“Pa dyshim që është një rëndesë. E para, përveç aspektit financiar, është një prekje e dinjitetit të personave, për shkak se institucioni, përveç që nuk po i kryen punët vetë, që i ka, që paguhet për me i kryer, po e transferon këtë kujdes shëndetësor tek familjarët e pacientëve, që janë laikë. Në shumicën e rasteve nuk mund të japin shërbimin më të mirë të mundshëm. Megjithatë, ai prapë po i tatimon. Domethënë, ky është vendimi më paradoks që e kam dëgjuar. Domethënë, ka qenë, duhet ta themi një gjë. Vendime të tilla ka pasur ad-hoc nëpër spitale edhe në të kaluarën, por nuk kanë qenë të sistemuara në nivel të ShSKUK-së, ose të paktën nuk kanë qenë fare publike që kanë ndodhur”, deklaroi ai.

KosovaPress ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të treguar arsyet e këtij vendimi dhe si shpenzohen mjetet e grumbulluara nga pagesat për parking brenda hapësirave të QKUK, por që deri në publikim e raportit nuk është kthyer ndonjë përgjigje.

Së fundmi Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka marrë vendim edhe për pagesë prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve në këtë institucion shëndetësor.

Nga ky vendim janë përjashtuar pacientët e Klinikës së Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, dhe përcjellësit e pacientëve nën moshën 15 vjeç.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Partitë politike nuk ishin të interesuara për zgjedhjen e presidentit, synonin zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Partitë politike nuk ishin të interesuara për zgjedhjen e presidentit, synonin zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Kurti bisedon me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos për reformat dhe integrimin evropian

Kurti bisedon me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos për reformat dhe integrimin evropian

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj, policia nis hetimet për të shtënat me armë zjarri

“Info Nata”- 09.03.2026

“Info Nata”- 09.03.2026

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

Trumpi paralajmëron se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj, policia nis hetimet për të shtënat me armë zjarri

“Matrix”- 09.03.2026

“Matrix”- 09.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën