TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Rreth 60 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian, të parapara në kuadër të Planit të Rritjes për Kosovën, ende nuk janë disbursuar, ndonëse marrëveshjet janë ratifikuar para dy javësh në Kuvend.

Në Unionin Evropian konfirmojnë se Kosova ka paraqitur kërkesën për lirimin e këtyre mjeteve dhe se janë në kompletimin e procedurave.

Ardhjen e këtyre milionave për Kosovën po e presin edhe deputetët e pozitës dhe opozitës.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tregon për KosovaPress, se kur do të disbursohen mjetet e para për Kosovën.

Mes tjerash, në përgjigjen e tij për agjencinë tonë, theksohet edhe disa kritere politike, si domosdoshmëria e respektimit të mekanizmave demokratikë dhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Kosova ka paraqitur kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7% të shumës totale të paraparë në kuadër të këtij Instrumenti. Tashmë që marrëveshjet që lidhen me Instrumentin për Reforma dhe Rritje janë ratifikuar, Kosova ka të drejtë të marrë parafinancimin. Pasi këto ligje të shpallen zyrtarisht dhe t’i komunikohen komisionit, si dhe me kusht që të përmbushen kushtet e përgjithshme (stabiliteti makroekonomik, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit) dhe parakushtet (respektimi dhe zbatimi i mekanizmave demokratikë, si dhe angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës), mund të bëhet disbursimi i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet në përgjigjen e tij.

Sa i përket mjeteve të tjera financiare, Komisioni Evropian thekson se Kosova ka afat deri më 30 qershor për të përmbushur 13 reforma të parapara, pasi kjo datë shënon përfundimin e periudhës së lejuar.

Mosraportimi i suksesshëm brenda afatit rrezikon humbjen e kësaj pjese të financimit.

“Sa i përket kërkesave të rregullta për pagesë, rikujtojmë se Kosova ka afat deri më 30 qershor të këtij viti për të përmbushur 13 reformat, pasi kjo datë shënon përfundimin e periudhës së hirit.

Nëse Kosova nuk arrin të raportojë me sukses brenda afatit, rrezikon të humbasë këtë pjesë të financimit”, theksohet në përgjigjen e tij.

Nga shumica parlamentare, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë për KosovaPress, se institucionet janë të interesuara që fondet të disbursohen sa më shpejt, duke pranuar se procesi është vonuar për shkak të ngërçit politik në vend.

Ai nënvizon nevojën për projekte konkrete dhe përmbushje të kritereve, në mënyrë që Kosova të sigurojë edhe fondet e tjera të parapara në Planin e Rritjes.

“Ne si Kosovë jemi të interesuar që sa më shpejt fonde të tilla të disbursohen, pasi janë vonuar për shkak të ngërçit politik që kemi në vend. Mirëpo mirë që jemi në këtë fazë që kemi vendimmarrje institucionale të nevojshme dhe besoj shpejt që zyrtarët e BE-së do të bëjnë alokimin e këtyre mjeteve. Por jo vetëm të këtyre mjeteve, pasi ne duhet të reagojmë edhe me projekte që duhet të dërgohen dhe të përmbushen kriteret si vend me qëllim që t’i marrim edhe mjetet e tjera që parashihen në Planin e Rritjes”, deklaron ai.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e cilëson të domosdoshëm votimin e marrëveshjeve në Kuvend, duke theksuar se mosmiratimi i tyre do t’i sillte humbje financiare vendit.

Ajo kërkon nga Qeveria që të ketë qartësi në procesin e alokimit të buxhetit dhe të përcaktojë prioritetet se ku do të orientohen mjetet e përfituara.

“Mirë që janë votuar, pasi kishim humbur shumë nëse nuk do të ishin votuar në Kuvend. E kemi zënë me afat Planin e Rritjes. Duhet Qeveria tash t’i ketë parasysh proceset dhe ndarjet se ku do të alokohet ai buxhet”, thekson ajo.

Më 13 shkurt, legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ratifikoi marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën