TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Korrupsioni në Qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
PDK: Korrupsioni në Qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën shpërfaqë paaftësinë dhe dështimin e skajshëm të Qeverisë Kurti në të gjitha fushat.

Përmes një konference për medie të kësaj partie, deputetja Blerta Deliu-Kodra, e akuzoi qeverinë Kurti për nepotizëm, korrupsion e paaftësi.

“Kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat kanë shpallur fajtore ministren e MINT, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e MPJD, Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë. Rastet eklatante të kësaj Qeverie dhe eksponentëve të tyre gjatë këtij mandati që ndërlidhen me korrupsionin masiv qeveritar, janë tejet të shumta. Aferat e ambasadorit Martin Berishaj, Nagip Krasniqit të KEK-ut, Faruk Mujkës, Ridvan Muharremit dhe ministres Hajdari lidhur me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore që tejkalojnë 200 milionë euro, deri te raportimet e fundit të mediave për faljen e miliona borxheve të kompanive nga ministri Liburn Aliu, vetëm sa forcojnë edhe më shumë këto konstatime të DASH-it. Fatkeqësisht, siç e keni parë, Vetëvendosja në vazhdimësi ka refuzuar kërkesat tona për themelimin e komisioneve hetimore parlamentare duke shtuar dyshimet tona të bazuara se sa thellë ishin zhytur në këto skandale”, theksoi ajo.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda tha se në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përshkruhet me saktësi dobësimi i përgjithshëm i nivelit të sundimit të ligjit dhe në veçanti ndërhyrjet e qeverisë në sistemin e drejtësisë.

“Disa herë në këtë raport gjendet fjalia “ndërhyrjet politike në drejtësi”. Kjo tregon qartë për përpjekjet e vazhdueshme të kësaj qeverie për të mbrojtur njerëzit e saj të korruptuar përmes ndërhyrjeve në organet e sistemit të drejtësisë. Një gjë kjo të cilën ne si PDK e kemi thënë vazhdimisht, sot ajo është konfirmuar edhe nga raporti i DASH-it. Ndërkohë, nuk është bërë asgjë për të realizuar reformat e premtuar në sistemin e drejtësisë, nuk ka filluar ende procesi i vettingut dhe kanë vazhduar shkeljet e Kushtetutës”, deklaroi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Sa është i arsyeshëm paraburgimi si masë e sigurisë?

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë

Hajni në Pejë kapet “mat” gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

Hajni në Pejë kapet “mat” gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

Emërimet në ministri – qeveri në detyrë, por me staf në rritje

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën