TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK-ja do të dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Njohës të drejtësisë kërkojnë që Ligji për KPK-në të trajtohet me prioritet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se presin rrëzimin e padiskutueshëm të këtij Ligji.

Ai thotë se misioni i ri i Qeverisë është “largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre”.

“Keqqeverisja, punësimet partiake, skandalet në shëndetësi, dështimet në ekonomi dhe energji, ikja e të rinjve nga vendi, rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit – në vetëm dy vjet qeverisje – nuk po i mjaftojnë Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij. Ligji për Zyrtarët Publikë parasheh ndërprerjen e kontratave të punës për rreth 1600 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues dhe ripërcaktimin e këtyre pozitave me mandat 4 vjeçar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

“Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, përfundoi Krasniqi. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën