Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës janë mbledhur sërish edhe sot para hyrjes së Qeverisë.
Kësaj radhe, deputetëve u janë bashkuar drejtorë, asamblistë dhe aktivistë të PDK-së nga Anamorava.
Kërkesa e tyre vazhdon të jetë e njëjtë tash e disa javë, pra kërkesa ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për konstituimin e Kuvendit.







