TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Hematomat i kemi klasifikuar si të freskëta” – Çka u tha për raportin e autopsisë së argjentinases që u gjet e vdekur?

Me dëshminë e ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, ka vazhduar sot gjykimi ndaj Endrit Nikës, si i dyshuar për vrasjen e argjentinases Maria Clara. Duke dhënë detaje nga raporti i autopsisë, Gërxhaliu tregoi se e ndjera kishte hematoma të cilat janë klasifikuar si të freskëta.

by Florijeta Dernjani
5 minuta ago
0 0
A A

Prangat i kishte të vendosura në duar, si i akuzuar se e shtyu për vdekjen të dashurën e tij, argjentinase.

Endrit Nika, betejën me drejtësinë për të herë të dytë, po e zhvillon në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Për të dhënë më shumë dritë rreth rrethanave që çuan në vdekjen e argjentinases, Maria Clara Urdangaray, radhën për të dëshmuar e pati eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu.

Ai tregoi se pse Insitutiti i Mjekësisë Ligjore nuk ka raport të vetin nga vendi i ngjarjes.

“Sikur të kishte vdekur në vendin e ngjarjes, atëherë do ta kishim pasur raportin mjekësor prej ekipit tonë hetues të vdekjes, por në momentin kur viktima ndërron jetë në spital, atëherë këta tonët nuk dalin ën vendin e ngjarjes, por vetëm policia”, deklaroi Gërxhaliu.

E nga raporti i autopsisë që mjekoligjorët bën në IML, Gërxhaliu dha detaje të lëndimeve të evidentuara tek viktima.

“Në momentin e rënies, rënia në pelvik ka qenë kontakti i parë me dyshemen, dhe më pak kemi edhe përplasjen e kokës. Dhe pse ne kemi gjetë dëmtime edhe në kokë, nga aspekti mjekësor në këto raste krijohen tronditje të trurit”, theksoi  Gërxhaliu.

Në trupin e viktimës, sipas ekspertit mjekoligjor kishte disa hematoma që i përkasin natës kritike.

“Bazuar në përshkrimin e hematomave, i kemi klasifikuar si të freskëta dhe se ngjyra e hematomave në pikën 6,7, 8 thuajse është e njëjtë edhe me ngjyrën e lëndimeve të përshkruara në pjesën e pasme të trupit, të cilat gjithashtu janë të shoqëruara edhe me hematomë. Marrë në përgjithësi, kur them të freskëta mund t’i takojnë natës kritike”, vlerësoi Gërxhaliu.

E në mesin e këtyre lëndimeve, mbrojtja e Endrit Nika, kërkoi të di nëse ishin evidentuar edhe lëndime vetmbrojtëse.

“Gjatë obduksionit, a keni pa dhe në raportin e obduksionit a keni shkru që e ndjera mund të ketë plagë vetmbrojtëse?” , theksoi Gashi.

“Nuk kemi konstatu”, potencoi Arsim Gërxhaliu.

Mbrojtja kishte bërë kërkesë për dalje në vendin e ngjarjes, për rikonstruim, mirëpo kjo u refuzua nga ana e trupit gjykues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt, tre zyrtarë intervistohen në Komisionin Hetimor Parlamentar

Vrasja e Arlinda Zekajt, tre zyrtarë intervistohen në Komisionin Hetimor Parlamentar

Stuhia e erës përfshin Kosovën, raportohen dëme në disa komuna

Stuhia e erës përfshin Kosovën, raportohen dëme në disa komuna

Shokët e Sekiraqës, “Liza” dhe “Rrumqi”, dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Rizës

Shokët e Sekiraqës, “Liza” dhe “Rrumqi”, dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Rizës

Sveçla zbulon detaje nga operacioni kundër rrjetit të narkotikëve në Mitrovicën e Jugut

Sveçla zbulon detaje nga operacioni kundër rrjetit të narkotikëve në Mitrovicën e Jugut

Vrasja e Arlinda Zekajt, tre zyrtarë intervistohen në Komisionin Hetimor Parlamentar

Vrasja e Arlinda Zekajt, tre zyrtarë intervistohen në Komisionin Hetimor Parlamentar

Stuhia e erës përfshin Kosovën, raportohen dëme në disa komuna

Stuhia e erës përfshin Kosovën, raportohen dëme në disa komuna

“Hematomat i kemi klasifikuar si të freskëta” – Çka u tha për raportin e autopsisë së argjentinases që u gjet e vdekur?

“Hematomat i kemi klasifikuar si të freskëta” – Çka u tha për raportin e autopsisë së argjentinases që u gjet e vdekur?

Shokët e Sekiraqës, “Liza” dhe “Rrumqi”, dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Rizës

Shokët e Sekiraqës, “Liza” dhe “Rrumqi”, dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Rizës

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Sveçla zbulon detaje nga operacioni kundër rrjetit të narkotikëve në Mitrovicën e Jugut

Sveçla zbulon detaje nga operacioni kundër rrjetit të narkotikëve në Mitrovicën e Jugut

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën