Në sallë po hyn për intervistim.
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, para Komisionit Hetimor doli për raportim për veprimet e mos veprimet për rastin e Arlinda Zekajt.
Me të hyrë, Mujaj-Bajraktaraj tha se është linçuar për këtë rast pa arsye.
“Në raport me ushtrimin e kompetencave me QPS, jam e obliguar të krijoj kushte në sigurimin e kapaciteteve. Kemi ndërtuar objektin e ri për QPS, që është njëri ndër objektet më të mira në nivel vendi. Rasti i fundit e ka vërtetuar që qytetarët e ngatërrojnë rolin e QPS-së dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale”, tha Mujaj-Bajraktaraj.
Pyetje për të, pati edhe për stafin brenda kësaj qendre.
Intervistimi i saj zgjati mbi tri orë.
E pas saj, radhën e kishte zyrtarja për barazi gjinore në Komunën e Pejës, Samka Drançolli.
Kjo e fundit tha se për rastin e Arlinda Zekajt kishte dëgjuar vetëm dy ditë para se ajo të vritej.
Por Drançolli, përveç kësaj pozite, ka qenë e deleguar nga kryetari i Komunës së Pejës që të udhëheqë mbledhjen e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore.
Këtu, ajo po thotë se nuk ka pasur rekomandime në mbledhjen e fundit për rastin e Zekajt.
“Është diskutuar sikur rastet tjera, pa ndonjë rekomandim që është dashur ta bëj unë ose ndonjë anëtar tjetër i mekanizmit”, tha Drançolli.
E këtu, rreth këtij mekanizmi dhe punës së tij, pyetje patën deputetët
I fundit për intervistim të premten ishte edhe Drejtor i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës, Blerim Shabani.
Ky i fundit, kërkoi që mbledhja të mbyllet për publikun për shkak të konfidencialitetit.
Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili kërkoi që për intervistim të thirren edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i financave, Hekuran Murati.






