Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca janë mbledhur sërish të premten në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Në ambientet e Kuvendit, përveç deputetëve dhe përfaqësuesve të PDK-së e AAK-së, të pranishëm janë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Të dyja partitë opozitare kanë kërkuar në vazhdimësi që seanca konstituive të rifillojë, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit./teve1.info/









