TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK dënon dhunën ndaj protestuesve: “Asnjë urdhër politik nuk mund ta justifikojë dhunën”

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas tensioneve dhe përleshjeve të shënuara mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që po protestojnë për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në reagimin e saj, PDK-ja ka kërkuar nga Qeveria përgjegjësi të menjëhershme dhe nga organet shtetërore ndaljen e çdo veprimi që, sipas saj, është joproporcional dhe cenon të drejtën e qytetarëve për protestë.

“PDK dënon ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve që po protestojnë për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në. PDK kërkon nga Qeveria përgjegjësi të menjëhershme dhe nga organet shtetërore ndaljen e çdo veprimi joproporcional që po cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për protestë”, thuhet në reagim.

PDK ka theksuar se lufta e UÇK-së është pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të Kosovës, ndërsa ka kërkuar që procesi i miratimit të ligjit të përmbyllet pa vonesa.

Sipas PDK-së, qytetarët, veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve po protestojnë me një kërkesë të qartë dhe institucionet duhet t’u përgjigjen përmes vendimmarrjes dhe jo përdorimit të forcës.

“Qeveria nuk mund ta zëvendësojë përgjegjësinë për vendimmarrje me përdorimin e forcës ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në reagim.

Partia ka kritikuar gjithashtu përdorimin e forcave të sigurisë gjatë protestës, duke thënë se ato duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

“Asnjë urdhër politik nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën për protestë”, përfundon reagimi i PDK-së.

PDK u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve që, sipas saj, të veprojnë pa vonesë dhe ta përmbyllin procesin e miratimit të ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën