TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pavarësisht kundërshtimeve, ZRrE-ja s’i merr parasysh kërkesat e qytetarëve

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
1
A A
Pavarësisht kundërshtimeve, ZRrE-ja s’i merr parasysh kërkesat e qytetarëve

Vend para objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kanë zënë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Kjo vetëm pak minuta para se të niste protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Objekti i ZRRE-së ishte stacion i protestuesve, por fillimisht u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Aty aktivistët e “Asnjë cent më shumë” akuzuan ZRRE-në për dëmtim të sistemit energjetik.

Për këtë institucion madje u paralajmërua padi.

“Sot në mënyrë arbitrare,  të njëanshme, bordi skandaloz i ZRRE-së, vendosi në emër të qytetarëve pa i pyetur dhe pa i marrë konsideratë komentet e tyre. Ata sot nuk e përfaqësojnë dhe nuk janë atje për të rregulluar aspektin energjetik në Kosovë, por janë atje për ta dëmtuar edhe më tutje standardin e qytetarëve të kësaj republike. Ne ia çojmë një selam që këta qytetarë që janë sot këtu, ata që ishin nga protesta e 5 prillit dhe shumë mijëra të tjerë kanë dhënë përgjigjen dhe përgjigjja është e qartë asnjë cent me shumë”, tha aktivisti i “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu.

“E ne kërkesën tonë, padinë tonë do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sepse kjo Republikë ka institucione që e mbrojnë publiken dhe Republikën”, tha aktivisti, Ali Sefaj.

Rrugës për në ZRrE gjithë protestuesit bërtitën një zëri asnjë cent më shumë për energjinë.

E kur mbërritën para zyrave të institucionit  patën një thirrje për ta.

Ani pse po thërrisnin për t’i dëgjuar, përgjigje nuk morën

“O ZRrE a po na dëgjoni a jo, zbritni poshtë shihni sa njerëzit janë, ua sigurojmë që kemi me u bë edhe më shumë kështu që sa nuk është vonë është mirë që mos ta merrni atë vendim”, tha aktivisti Luan Hasanaj.

Para qytetarëve foli edhe përfaqësuesi i punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

“Në kohën kur çmimi i energjisë elektrike po stabilizohet edhe në Evropë, në muajin maj e kemi kontratën nga kompanitë e licencuara me 72 euro  megavat me Energji Elektrike kurse këta në Kosovë po dojnë me na ngritë çmimin”, tha Llumnica.

E krejt në fund, ata u larguan e pankartat mbetën në tokë.

Por, zëri i tyre nuk u dëgjua, pasi menjëherë pas përmbylljes së protestës, u shtrenjtua energjia elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën