TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Patrullime vëllazërore në Rrugën e Kombit, vozitësit mirëpresin bashkëpunimin policor Kosovë – Shqipëri

Tash e pesë ditë, Policia rrugore e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë filluar patrullimet e përbashkëta në rrugën e Kombit. Sipas përgjegjësve të drejtorisë rrugore të të dyja vendeve, kjo nismë ka luajtur rol pozitiv në uljen e aksidenteve. E vozitësit nga Kosova, këtë bashkëpunim e shohin me vend.

nga Venhar Isufi
6 Korrik, 2024
0
A A
Patrullime vëllazërore në Rrugën e Kombit, vozitësit mirëpresin bashkëpunimin policor Kosovë – Shqipëri

Uniformat i kanë të ngjashme, ashtu sikurse synimin.

Të koordinuar, takimin e parë e realizojnë në hyrje të Kukësit.

Gjithçka fillon sipas planit operativ të cilën e kanë të qartë, zyrtarët policorë të departamentit rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, të cilët kanë nisur patrullimet e përbashkëta.

“Kemi qenë në pikë kontrolli me radarë elektronik në kilometrin 19, deri sa kemi marrë thirrjen me ardhë këtu, gjithçka ka qenë në rregull”, tha polici i Kosovës.

E pas takimit koordinues, makinat policore ishin gati për nisje.

Të bashkuar ata u nisen në rrugën e Kombit.

E ndalesën e parë e bëjnë në kilometrin 77.

Detyrat, siç i përcakton edhe marrëveshja, janë të ngjashme.

Paraprakisht polici rrugor nga Shqipëria fillon ndalesën e parë.

Për të informuar turistët kosovarë për këtë patrullim të përbashkët, njashtu vepron edhe Policia e Kosovës.

E këtë bashkëpunim po e vlerësojnë të duhur qytetarët kosovarë.

“Super të mirë, na vëllezër jemi, po po gjithqysh normal me pas më shumë stacione, më shumë ndalesa pse jo”, tha një qytetar.

“Shumë me vend, duhet me pas më shumë bashkëpunim, më shumë kontroll, por ky bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës është shumë me vend. Momentin që ka kontroll, deri sa ta kuptojnë populli që ka kontroll do  të ruhen më shumë”, tha një tjetër qytetar për Tëvë1.

Sipas kryekomisarit shqiptar, ky bashkëpunim ka vetëm një qëllim.

“Të dyja policitë, si ajo rrugore e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, përveç shërbimeve që lidhen me parandalimin dhe me rritjen e sigurisë, në rrugët dhe intenerarët që zgjedhin turistët jo vetëm ata që vijnë nga Kosova por edhe të tjerë të shteteve të ndryshme, kanë shkëmbyer eksperienca pozitive, praktikat policore do të thosha të ndryshme me qëllim, harmonizimin dhe në fund, efikasitetin e këtij shërbimi vetëm për qëllimin e rritjes së sigurisë rrugore”, tha Taulant Gjoka nga Drejtoria e Policisë Rrugore e Shqipërisë.

Se gjithçka po shkon sipas dakordimit, e thotë edhe Mehmet Latifi nga Policia e Kosovës.

“Bashkëpunimi shumë i mirë, mirëpo gjithçka është duke shkuar në mënyrë të rregullt, si me komunikacion si me qarkullimin e automjeteve. Edhe qytetarët kur po na shohin neve që jemi në rrugë, po e ndjejnë një lehtësi pak më të bukur dhe më të mirë sepse po e shohin policinë e vet edhe po e ndjejnë vetën si me qenë në Kosovë”, tha Latifi.

Me rotacion të ndezur, patrullimi i përbashkët vazhdon edhe më tutje brenda tunelit Kalimash.

Shkak i këtij bashkëpunimi, vlerësohet se ka rënie të aksidenteve.

“Sigurisht policia rrugore, duke evidentuar këto raste ka ndërmarrë masa ekstreme në kuptimin pozitiv, të monitorimit me radarë, por edhe me kamera. Dhe kjo ka ndikuar në uljen e kësaj tendence, dhe sigurisht e përdori këtë mundësi, për të apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës qofshin ata nga Kosova apo edhe nga Shqipëria që të jenë të kujdesshëm me rregullat e qarkullimit rrugor, në veçanti zonat me rrisk të lartë siç janë tunelet”, tha specialisti i sigurisë rrugore – Taulant Gjoka.

Monitorimi bëhet edhe nga lartë, për t’u kujdesur që gjithçka të shkojë sipas planit.

Patrullimet e përbashkëta policore Kosovë – Shqipëri nisin çdo vit në sezonin veror.

Përmbyllja e aktivitetit ditor, nuk bëhet ndryshe, veçse me një përqafim vëllazëror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X