TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pasojat nga vërshimet në Komunën e Vushtrrisë

Vërshimet e natës së djeshme në komunën e Vushtrrisë shkaktuan dëme të mëdha në ekonomitë familjare dhe të bizneseve. Komuna kërkon ndihmë nga qeveria. Nazmi Deliu, qytetar nga Vushtrria thotë se ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e vërshimeve.

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Pasojat nga vërshimet në Komunën e Vushtrrisë

Ai rrugën e bllokuar nga balta po mundohet ta pastrojë. Por nga vërshimet e mbrëmjes së djeshme, baltën nuk po mund ta heqë nga brendia e shtëpisë.

“Jashtëzakonisht ka qenë një tmerr- një tmerr i paparë ndonjëherë. Mirëpo tanë natën jam lutë ‘’Zot mos të ketë viktima’’ e këto tjerat kalojnë. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdhaja…”, thotë ai.

Një dukuri e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur më parë në Vushtrri thotë 75 vjeçari, Abit Kasumi.

“Kanë ikë kerret i ka marrë uji, i ka mytë pulat e çka ka gjetë. 75 vjet i kam bo kurrë s’ka ndodhë kjo”, thotë Kasumi.
E vërshimet shkaktuan dëme edhe tek bizneset.

Valdet Ukiqi, pronar i një biznesi me sanitari, që nga mëngjesi po e pastron lokalin e tij të vërshuar.

“Komplet lokali është i vërshuar, na ka shkaktu dëme mesatarisht 7-8 / 10 mijë euro janë dëme”, thotë ai.

Shumë mjete nga lokali i tij i hoqi edhe Shukri Mulaku.

“Janë kanë do maqina të huaja më shumë, nja 32 copa mos gabofsha, i kemi qitë në tjetrën anë, prej lokalit i kemi hekë, ujë ka pasë 32-3 cm, atje 40 mrena në atë pjesën tjetër atje, veç 32 metra që është lokali deri në fund ka shku uji”, thotë ai.

Megjithatë ndryshe nga mbrëmë, sipas kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, situata gjatë së enjtes është nën kontroll.

E për dëmet e shkaktuara, Idrizi thekson se do t’i drejtohet Qeverisë.

“Sot është gjendja shumë më e qetë dmth është në suaza të normales. Ekipet tona janë në teren, një pjesë e zjarrfikësve janë duke ndihmu duke pastru bodrumet e ndërtesave të larta, një pjesë tjetër janë nëpër fshatra. Do t’i drejtohemi qeverisë për ndihmë sepse komuna e Vushtrrisë nuk ka mjete për kompensimin e dëmeve e unë besoj që janë bo dëme koxha të mëdha në ekonomitë familjare”, thotë kryetari i Vushtrrisë

Me daljen nga shtrati të lumit Tërstena dhe vërshimeve që ndodhën, kjo komunë të enjten shpalli gjendje emergjente dhe ndërpreu mësimin për dy ditë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në kryeqendrën evropiane – Marta Kos mjaftohet me keqardhje, thotë se fajin e kanë muzikantët

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Aksioni antidrogë në Vërmicë – Vdes 26-vjeçarja, dyshohet se gëlltiti një qese me narkotikë

Si ishte krijuar emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një mbledhje të LPK-së në Zvicër, më 17 nëntor 1994?

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Ministri irlandez: Mosnjohja e Kosovës nga disa shtete të BE-së, sfidë për vendin

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia, analizat zbulojnë tejkalim të aflatoksinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën