TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Pasha zotin as prekë me dorë se kam po vetë u ra”, dëgjohen dëshmitarët në rastin ndaj Endrit Nikës

Ka vazhduar sot rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës nga Argjentina. Sot u dëgjua dëshmia e recepsionistes që ishte e punësuar në hotelin ku kishte ndodhur rasti.

by Lindrit Zejnullahu
3 javë ago
1 0
A A

Për herë të dytë po del para trupit gjykues.

Të hënën vazhdoi rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet për vrasjen e të dashurës argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

Kësaj here, atij iu mundësua edhe një përkthyese në gjuhën të cilën ai e fliste në shtetin zviceran.

Kësisoj atij iu lexua aktakuza për çka u deklarua i pafajshëm.

Avokati i tij, Tomë Gashi u shpreh se do ta provojnë pafajësinë e klientit të tij.

“Gjatë gjykimit do ta vërtetojmë me prova të pakontestueshme të lëshuara nga zyrtarë të shtetit të Kosovës se ky i ashtuquajturi hotel fatkeq kurrë nuk ka qenë hotel i regjistruar, nuk është as sot dhe ndoshta nuk do jetë kurrë”, tha ai.

Më pas dëshminë e dha babai i të akuzuarit, Ismail Nika i cili u pyet për bisedën me të, pas ngjarjes kritike.

“Si jemi taku i kemi shprehë ngushëllimet tona për Clarën dhe djali na ka thënë mos keni dertë se pasha Zotin as prekë me dorë se kam prek vetë ka ra, ju lutem sa më parë kontaktoni me prindërit e Clarës dhe thuani fjalët e fundit të Maria Clarës kanë qenë: ju dua shumë”, u shpreh Ismail Nika.

Para trupit gjykues dëshminë e dha edhe Erza Limani, recepsioniste në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

“Kur zbret Nika poshtë a e thërret ai policinë, ndihmën e shpejtë apo i kërkon asaj (dëshmitares) ta thërras ndihmën e shpejtë?, tha Magdalena Clara- nëna e viktimës.

“Nuk ka kërkuar dhe nuk e ka thirrë ndihmën e shpejtë”, tha dëshmitarja Erza Limani.

“Kur ti i the e ke thirrë Policinë si reagoi ai?”, pyeti nëna e viktimës.

“Reagoi i tensionuar dhe me nervozë”, tha dëshmitarja Limani.

“Sa minuta kanë kaluar prej momentit kur ka rënë deri te momenti kur ka zbritë Nika?”, tha nëna e viktimës

“Nuk më kujtohet”, u shpreh dëshmitarja Limani.

Ajo u sfidua me pyetje edhe nga avokati Gashi.

“A ki afërsi me Brahim dhe Mirlind Zeqirin që është pronari i hotelit”, pyeti avokati Gashi.

“Jo nuk kam asgjë me aq sa di unë. Për shkak se ka shumë familjarë me mbiemrin Zeqiri që nuk i njohë personalisht”, tha dëshmitarja.

“Ju thatë me aq sa di unë, a po len mundësinë që ke afërsi?, ishte pyetja e avokatit Gashi.

“Unë e di që nuk kam lidhje familjare”, u shpreh dëshmitarja Limani.

Gashi pyeti atë edhe për deklaratat e dhëna për rastin.

“Sa deklarata i ke dhënë lidhur me këtë rast?”, pyeti ai.

“Kam dhënë natën kritike me ftesë të Prokurorit dhe këtu në Gjykatë”, u përgjigj dëshmitarja

“Cila të kujtohet më së shumti që e paraqet të vërtetën?”, vazhdoi me pyetjet avokati.

“Përpos deklaratës së parë që ka qenë momentale aty për aty duke mos e përjashtu stresin edhe shqetësimin që e kam pasë sigurisht. Në deklarimet tjera jam mundu me bashkëpunu sinqerisht”, tha dëshmitarja.

Kështu më 15 tetor u caktua seanca e radhës për dëgjimin e dëshmitarëve tjerë të rastit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën