TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas tri rigjykimeve, dënohet me 13 vite burgim ish-polici i akuzuar për tentim vrasje të ish-gruas

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aktakuzë ndaj 20 personave për kontrabandim me migrantë

Edhe pas tri rigjykimeve, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit Artim Gashi, duke e dënuar me 13 vite burgim për akuzën se tentoi ta vriste ish-gruan e tij B.C.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gashi u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Naser Foniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Foniqi gjatë shpalljes së aktgjykimit, bëri ricilësimin e veprës penale nga “Vrasja e rëndë në tentativë” në “Vrasje në tentativë”.

Gjatë arsyetimit të aktgjykimit, gjykatësi Foniqi deklaroi se ndaj të akuzuarit Gashi kanë mbizotëruar rrethanat rënduese në krahasim me ato lehtësuese.

Gjykatësi Foniqi tha se arma me të cilën është kryer vepra penale nga i akuzuari, do t’i kthehet Policisë së Kosovës.

Po ashtu, gjykatësi theksoi se i akuzuari Gashi do të vazhdojë qëndrimin në masën e paraburgimit.

Ndaj këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese 15 ditë pasi ta marrë aktgjykimin në formë të shkruar.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, në shtator të 2018-ës, e kishte dënuar me 15 vjet burgim ish-policin Artim Gashi, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Mirëpo, e pakënaqur me lartësinë e dënimit ka mbetur Prokuroria, e cila kundër këtij aktgjykimi kishte ushtruar ankesë në Apel, duke kërkuar nga kjo e fundit që ndaj të akuzuarit të shqiptohet një dënim më i lartë me burgim. Në anën tjetër, kthimin e rastit në rigjykim e kishin kërkuar nga gjykata e shkallës së dytë, mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Ramiz Krasniqi dhe Sevdali Zejnullahu.

Kurse, Gjykata e Apelit, kishte marrë aktgjykim duke pranuar ankesat e palëve ndërgjyqëse dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim.
Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 shtator 2020, e kishte shpallur sërish fajtor të akuzuarin Artim Gashi dhe e kishte dënuar me 13 vite burgim.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata e Apelit, më 17 dhjetor 2020, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim, me sugjerimin që të caktohet një super-ekspertizë, ku së paku njëri prej ekspertëve të jetë profesor universitar i lëmisë përkatëse. Sipas Apelit, pasi të merret ekspertiza, e njëjta të vlerësohet dhe të vendoset sipas ligjit.

Kurse, më 28 maj 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur prapë fajtor dhe prapë e kishte dënuar me 13 vjet burgim.

Ndërkaq më 17 gusht 2021, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit të dëmtuarit dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Kurse, Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit Artim Gashi dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimet e mbrojtësit të të dënuarit ishin të bazuara për shkak se aktgjykimet kundër të cilave ishte parashtruar kërkesa përmbajnë shkelje për të cilat pretendohet.

“Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale sipas dispozitës së nenit 384 par. 1 nënpar.1.12 të KPPK-së, përkatësisht nenit 370 par.6 dhe 7 të KPPK-së, meqë gjykata e shkallës së parë nuk ka paraqitur arsyetim për çdo pikë të aktgjykimit, përkatësisht nuk ka prezantuar si provë ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të datës 27.11.2017, mirëpo vetëm ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të datës 11.02.2022”, thuhet në arsyetimin e Supremes.

Sipas aktakuzës së plotësuar më 23 mars 2021, Artim Gashi thuhet se më 4 shkurt 2017, rreth orës 09:30, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë, pas një përgatitje paraprake e kishte përcjellë nga shtëpia të dëmtuarën B.C, e cila ishte nisur për provim në fakultet, e kishte ndaluar dhe ishte munduar që me dhunë ta fuste në veturë.

Mirëpo, sipas aktakuzës, pasi e dëmtuara kishte refuzuar, ai me qëllim që ta privojë nga jeta, me armën zyrtare, të llojit “Glock”, e kishte goditur me një plumb në kokë, saktësisht në syrin e majtë, goditje kjo nga e cila të dëmtuarës ia kishte këputur indet e syrit të majtë, ndërsa plumbi kishte depërtuar në tru duke ia shqyer cipën trunore, me ç’rast të dëmtuarës i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë, me pasoja të përhershme për shëndetin. Aty thuhet se i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, prokuroria e ngarkonte të akuzuarin Gashi me veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 dhe 1.8. lidhur me nenin 28 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën