TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi zhvilloi një takim me presidentin rus Vladimir Putin, ku theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Teheranit dhe Moskës dhe falënderoi Rusinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme.

Gjatë takimit, Araghchi vlerësoi publikisht rolin e Federatës Ruse në mbështetje të Iranit, duke deklaruar: “Ne i kemi dëshmuar të gjithë botës se Irani ka aleatë dhe miq të mirë si Federata Ruse”.

Ai shtoi gjithashtu: “Ju falënderojmë për qëndrimin tuaj të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të Republikës Islamike të Iranit”.

Nga ana e tij, Putin theksoi angazhimin e Rusisë për stabilitet rajonal dhe bashkëpunim me Iranin.

“Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka që i shërben interesave tuaja, interesave të të gjithë popujve të rajonit, për të arritur këtë paqe sa më shpejt të jetë e mundur. Ju e dini mirë qëndrimin tonë”, tha ai në komentet e transmetuara nga TASS.

Sipas raportimeve nga RIA Novosti, Araghchi e falënderoi sërish Moskën për mbështetjen ndaj Teheranit dhe theksoi se Irani do të vazhdojë të përballet me Shtetet e Bashkuara.

Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve pritet të forcohen më tej në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Putin shprehu shpresën për qëndrueshmërinë e popullit iranian në periudhën aktuale sfiduese.

“Shpresojmë sinqerisht që, duke u mbështetur në këtë guxim dhe dëshirë për pavarësi, populli iranian do ta kalojë këtë periudhë të vështirë sprovash nën udhëheqjen e një udhëheqësi të ri – dhe paqja do të vijë”, tha ai, sipas RIA-s, citon Al Jazeera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Si arriti një lëvizje studentësh ta rrëzojë Vuçiqin e Serbisë

Si arriti një lëvizje studentësh ta rrëzojë Vuçiqin e Serbisë

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Nagavci kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo kishte paralajmëruar rrezikun

Nagavci kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo kishte paralajmëruar rrezikun

Termokosi nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë

“Termokos” njofton se është rikthyer furnizimi me ngrohje

Seanca e jashtëzakonshme nis me një minutë heshtje për Arlindën dhe gratë e vrara

Seanca e jashtëzakonshme nis me një minutë heshtje për Arlindën dhe gratë e vrara

Jasir Asani drejt rikthimit te Shqipëria, vjen lajmi nga Irani

Jasir Asani drejt rikthimit te Shqipëria, vjen lajmi nga Irani

ATK thirrje punëdhënësve: Të kryhet regjistrimi i punëtorëve në sistemin elektronik EDI

ATK thirrje punëdhënësve: Të kryhet regjistrimi i punëtorëve në sistemin elektronik EDI

Presidentja Shiroka-Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

Presidentja Shiroka-Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore – bursa deri 7000 euro

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore – bursa deri 7000 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën