Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, një kordon i Policisë është vendosur në hyrje të Qeverisë së Kosovës, ndërsa protestuesit janë mbledhur para institucioneve.
Protestuesit po synojnë të pengojnë largimin e zyrtarëve qeveritarë dhe deputetëve nga institucionet, duke qëndruar të grumbulluar në hyrje dhe përreth objektit të Qeverisë.







