tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Partia Socialiste në Shqipëri fiton 53 bashki, opozita do të drejtojë 7

tëvë1 nga tëvë1
16/05/2023
A A
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on Twitter

Numërimi i votave të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri ka përfunduar në 59 bashki.

Aktualisht po numërohen ende votat për kryetar bashkie në Tiranë dhe Malësi të Madhe, por diferenca është e madhe dhe nuk mund të ketë përmbysje të rezultatit; në avantazh janë kandidatët e Partisë Socialiste (PS).

Për shpalljen e rezultatit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë edhe numërimin e votave për këshilltarët bashkiakë.

Megjithatë, Komisionet Zgjedhore Zonale në 59 bashki i kanë shpallur tashmë rezultatet ndërsa në dy të tjerat ku numërohet është e qartë fitorja e thellë e socialistëve, prej ku 53 bashki do të drejtohen nga Partia Socialiste, 7 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Bashkia e Finiqit në jug të vendit do të drejtohet nga partia minoritare greke, MEGA.

Në reagimin e parë pas zgjedhjeve, kryetari i PS-së, njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama tha se fitorja ishte e thellë, ndërsa pjesëmarrja e ulët sipas tij ishte bojkot i qytetarëve ndaj opozitës.

Ndërkaq liderët opozitarë të koalicioni “Bashkë Fitojmë” kontestuan rezultatin e zgjedhjeve.

Fitoren më të rendësishme, kryeministri Rama cilësoi atë në Shkodër, që për herë të parë në 30 vjet do të drejtohet nga Partia Socialiste, kandidati i saj Benet Beci.

Kryeministri iu përgjigj deklaratave të Athinës zyrtare për arrestimin e Alfred Belerit, i cili fitoi drejtimin e bashkisë së Himarës, ndërsa është në paraburgim i akuzuar për blerje votash.

“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Minoriteti grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi”, tha Rama.

Një ditë më parë, kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis kërkoi që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt.

“Shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.

Pasditen e së hënës misioni i OSBE/ODIHR deklaroi se fushata u dominua nga liderët politikë dhe se interesi i zgjedhësve u mor pak në konsideratë. Ndërkohë u shpreh shqetësim për dyshimet e përdorimit të burimeve shtetërore.

“Çështje shqetësuese janë pretendimet për rastet e keppërdorimit të burimeve shtetërore, për presione të punonjësve të administratës dhe për shit-blerje të votës. Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë, sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin”, tha shefja e misionit, Audrey Glover.

Ditën e martë vijon numërimi për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit. /rel

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Zelensky falënderon Ramën dhe Kovaçevskin për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

01/06/2023
LAJMET

Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

01/06/2023
LAJMET

Vuçiq flet me Ramën për gjendjen aktuale: Shpresoj që arsyeja do të triumfojë, për të mirën e të gjithëve

01/06/2023
RAJONI/BOTA

Tre të vrarë në sulmin me raketa në Kiev

01/06/2023
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
LAJMET

Daçiq fajëson komandën e KFOR-it për dhunën e së hënës dhe Gjermaninë “për standarde të dyfishta”

01/06/2023
RAJONI/BOTA

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse, reagon Moska

01/06/2023

Bislimi në takim me ambasadoren greke kërkon të dënohet dhuna serbe në veri

01/06/2023
0

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. Përmes një komunikate për...

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me presidentin Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe përfaqësuesin...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.