TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

by Tëvë1
11 muaj ago
3
A A
Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të bëra në emisionin “Këndi i Debatit” në Televizionin Tëvë1, ku ky i fundit komentoi lidhjet e zyrtarëve të PDK-së me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

Në reagimin e saj, Çitaku e akuzoi Kurtin se “me vetëdije të plotë ka vendosur t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë”, duke aluduar në komentet e tij për vizitat e përfaqësuesve të PDK-së te ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Albin Kurti, me vetëdije të plotë, ka vendosur sërish t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë, kësaj radhe duke sulmuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Madje, ka pasur guximin të thotë se ne i vizitojmë për të marrë ‘instruksione’”, deklaroi Çitaku.

Ajo e cilësoi këtë si pjesë të një fushate të qëllimshme të Kurtit për “përbaltjen e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, duke e quajtur atë lider autoritar që nuk pranon debat brenda partisë së tij.

“Në Vetëvendosje nuk ka as debat, as mendim ndryshe – vetëm një zë: tëndin. Në PDK është ndryshe. Ka diskutim. Ka mendim kritik. Ka demokraci. E kuptoj që kjo mendësi është e huaj për ty”, theksoi Çitaku.

Në fund të reagimit, ajo theksoi se lidershipi në PDK është i qartë dhe i legjitimuar përmes votës së brendshme, duke mbështetur kryetarin aktual Memli Krasniqi.

“Kryetar e kemi Memli Krasniqin. Një lider që ka legjitimitet, respekt dhe besim, brenda dhe jashtë partisë. Ndërkohë, ti vazhdo qaj e vajto. Se për rezultate nuk ke çka flet, sepse nuk ke asnjë”, përfundoi ajo.

Reagimi i Çitakut është pjesë e përplasjeve politike të intensifikuara në kohën kur vendi po përballet me një bllokadë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Tags: Hashim Thaciish kreret e uckkadri veseliLVVpdkTeve1Vlora Citaku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë simbol të vuajtjes së shqiptarëve

Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë simbol të vuajtjes së shqiptarëve

Komuna planifikon taksë deri në 1 mijë euro për berberët, zanatlinjtë shprehin pakënaqësi

Komuna planifikon taksë deri në 1 mijë euro për berberët, zanatlinjtë shprehin pakënaqësi

Hamza nga Gjilani premton rritja të pagave 50%

Hamza nga Gjilani premton rritja të pagave 50%

​Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta

“Këndi i debatit”- 02.06.2026

“Këndi i debatit”- 02.06.2026

REL: Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike pas protestave ndaj projektit në Zvërnec

REL: Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike pas protestave ndaj projektit në Zvërnec

Hamza nga Gjilani premton rritja të pagave 50%

Hamza nga Gjilani premton rritja të pagave 50%

​Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta

​Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta

Apeli kthen në rivendosje vendimin për konfirmimin e aktakuzës ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Apeli kthen në rivendosje vendimin për konfirmimin e aktakuzës ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën