Një zjarr që ka shpërthyer në një objekt rreth orës 17:30, në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, është ende duke vazhduar pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e tij.
Pamjet e siguruara nga Tëvë1 tregojnë flakët e zjarrit në një qendër tregtare të destinuar për fëmijë.
Mësohet së është djegur msarketi, depo, restoranti dhe një hapësirë e lojërave për fëmijë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.




