TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Palushi: Nga 19 kompani vetëm KESCO na ka ofruar ofertë

nga Tëvë1
24 Maj, 2025
4
A A
Palushi: Nga 19 kompani vetëm KESCO na ka ofruar ofertë

Bizneset e mëdha në Kosovë, sidomos ato prodhuese, kanë shprehur shqetësimin se ofertat e pranuara për furnizim me energji elektrike pas një qershorit do të rrisin koston operative në mënyrë të papërballueshme. Nga fillimi i qershorit, kompanitë me mbi pesëdhjetë punëtorë ose me qarkullim mbi dhjetë milionë euro do të detyrohen të zgjedhin furnizuesin e energjisë elektrike.

Një shembull alarmues për këtë ka dhënë një kompani prodhuese në Kosovë.

Ndërsa bizneset e mëdha në Gjermani paguajnë energjinë me rreth 200 euro për megavat dhe ato në rajon rreth 100 euro, kompanitë në Kosovë përballen me oferta që shkojnë deri në 260 euro. Pra dyshfishi i atyre në rajon. E gjithë kjo si pasojë e vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për tregun e hapur të energjisë elektrike. Kështu, thotë pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

Palushi në një deklaratë për KosovaPress paralajmëron për pasoja të menjëhershme në stabilitetin financiar të bizneseve. Ai thekson se oferta e vetme që kanë pranuar deri më tani vjen nga KESCO, dhe se kjo ofertë paraqet një rritje mbi 200 për qind të çmimit të energjisë.

Ndërsa ai thotë se tek kompania tij, impakti do të jetë gati 1 milion euro, duke krahasuar me vitin e kaluar që kanë paguar 430 mijë euro.

“Vendimi është mjaft shqetësues, sepse çmimi dhe oferta e vetme që na ka ardhë deri tani nga KESCO është jashtë zakonisht e lartë. Përkatësisht mbi 200 për qind dhe kjo i atakon të gjitha bizneset, por në veçanti ato prodhuese, dhe me mundësi që disa nga bizneset të cilat qëndrojnë ndoshta financiarisht më brishtë mund edhe të rrezikojë deri tek zvogëlimi i numrit të punësuarave apo ndoshta edhe deri tek mbyllja.Konkretisht tek kompania jonë, impakti do tëjetë gati 1 milionë, përkatësisht fatura. Nëse bazohemi nga viti i kaluar kemi paguar 430 mijë euro, kurse nga oferta e re, do duhet të paguajmë 1 milion e 350 mijë euro. Kjo kompaninë tonë, meqenëse kemi gati 60 për qind të sasisë së prodhuar e eksportojmë, nuk e rrezikon ekzistencën e kompanisë, por është e sigurt se do të zvogëlojë rritjen tonë dhe investimet të cilat i parashohim gjatë viteve në vijim. Kjo sigurisht, me këtë e bënë që në planin afatgjatë të reduktohet, përkatësisht rritja e të punësuarave në të ardhmën mund të jetë më e kufizuar”, thotë Palushi.

Biznesmeni Palushi kritikon mungesën e operatorëve të tjerë në tregun e lirë dhe faktin që shumica e kompanive të kontaktuara nuk kanë dhënë përgjigje apo kanë refuzuar të ofrojnë furnizim. Ai thekson se vetëm KESCO ka dalë me ofertë konkrete, ndërsa operatorët si KEK dhe Sharr Cem nuk kanë mundësi të furnizojnë kompani të tjera përveç nevojave të tyre.

“E keqja është që nga këto 19 kompani vetëm KESCO na ka ofertuar me ofertë, dhe një pjesë e madhe pavarësisht që ne kemi kontaktuar zyrtarisht përmes email-ve, shumica prej tyre nuk janë përgjigjur fare, kurse një pjesë e tyre është përgjigj negativisht që nuk janë të gatshëm me ofru një shërbim të tillë tani për tani…Është KEK që ka thënë se nuk ka sasi më tepër, e gjitha sasia është kontraktuar për KESCO-n, pastaj është Sharr Cem që është operator i autorizuar për të vënë në furnizim vetëm për nevojat vetanake, dhe dy apo tre kompani të tjera. Kjo është edhe një dëshmi shtesë që askush përveç KESCO-s nuk është i gatshme që në një periudhë kaq të shpejtë të del në treg të lirë dhe të ballafaqohet me këto çmime enorme…Ne kemi bërë edhe një analizë që kemi parë që çmimi që na ka ofruar KESCO është madje më i lartë se në Gjermani, përkatësisht në Gjermani është rreth 200 euro për biznese të mëdha, kurse neve na është ofruar 260 euro. Kurse në Shqipëri e Maqedonitë Veriut sillet çmimi i megavatit rreth 100, (pra në Kosovë) është dyfishi i çmimit në rajon ”, nënvizon Palushi.

Ai ka numëruar disa nga rastet negative në kompani si rrjedhojë e këtij vendimi të ZRRE-së.

Palushi nuk përjashton mundësinë të rrisin çmimin e eksportit, dhe siç thotë ai, çdo rritje e kostos së prodhimit, që në rastin tonë nga tre për qind shkon në pesë për qind, është edhe zvogëlim i profitit të kompanisë.

“Një prej gjerave që Kosova ka pas lirë ka qenë energjia elektrike, kurse edhe kjo po rritet. Kosova nuk ka tubacione të gazit, sepse në perëndim, po edhe në disa vende të rajonit, kompanitë prodhuese përdorin si energji gazin i cili është shumë më i lirë, ne nuk kemi tubacione të tilla, dhe i vetmi burim pothuajse për prodhim është energjia elektrike, dhe kjo kur rritet, sigurisht mund të shkaktojë një efekt negativ, qoftë në bilancet e kompanive, për me tepër besoj se do të reflektojë edhe me rritjen e çmimit që prek drejtpërdrejt edhe konsumatorët…Ne do të bëjmë përpjekje që të mos rrisim çmimet, por ndoshta do të jemi të detyruar të rritim çmimet e eksportit, por në tregun vendor nuk do të rritim të paktën për një periudhë jo se jo…Cdo rritje e kostos së prodhimit, që në rastin tonë nga 3 për qind shkon në 5 për qind, është edhe zvogëlim i profitit të kompanisë, dhe mund të ketë impakt negativ, sepse mund të reduktojmë marketingun, mund të reduktojmë pjesëmarrjen në panaire të ndryshme, dhe në një mënyrë ose tjetrën ka ndikim negativ”, shprehet Palushi.

Ai shprehet i zhgënjyer edhe me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, duke e quajtur të papritur dhe me njoftim të vonuar, pa lënë kohë për përshtatje ose investime në alternativa energjetike. Ndërsa kërkon nga ZRRE të shtyjë vendimin të paktën edhe një vit në mënyrë që bizneset të përgaditen.

“Vendimi sigurisht ka qenë i ngutshëm, përkatësisht ka qenë i vonuar njoftimi dhe për më tepër shumica prej neve nuk e kemi prit një rritje. Neve na është thënë në takimet joformale që një rritje do të ketë 30 deri në 50 për qind, por se kemi prit një rritje mbi 200 për qind. Prandaj, është kohë shumë e shkurt. Të vetmit operator, i cili është i gatshëm është KESCO, për të është i mirëseardhur çdo rritje e çmimit dhe rritje e profitit. Por për kompanitë në Kosovë, sigurisht që është një ngarkesë e lartë…Kërkesa jonë është një vjeçare, sepse, ne jemi pro daljes në tregun e hapur, sepse kjo është sigurisht edhe kërkesë e BE-së. Andaj, kjo periudhë 12 mujore, neve do të na mundësonte të investojmë në energji të ripërtritshme apo në bateri industriale të cilat pjesën më të madhe të energjisë, apo deri në 70 për qind të energjisë do e prodhonim vet përmes paneleve solare. Kështu do të reduktonim shpenzimet, përkatësisht ato pagesa që do të merrte në këtë rast KESCO dhe kompanitë e huaja përmes blerjes së energjisë, do të mund të investonim në kompanitë tona duke rritur prodhimin e energjisë vetanake”, shton Palushi.

Ndryshe, ky vendim ka ngjall reagime e kundërshtime nga bizneset tjera vendore.

Komuniteti i biznesit dhe disa parti politike kërkojnë shtyrjen e kërkesës së ZRRE-së për treg të hapur energjetik.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë, pasi siç thuhet është marrë pa një analizë të mirëfilltë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit, raporton KosovaPress.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rashiq abstenoi për ndarjen e 70 mijë eurove për librin “Reçaku”

Rashiq thotë se do të ankohet në IPK për veprimet e policëve për rastin e së premtes në veri

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohen katër persona në Ferizaj, u përleshen mes vete pasi dyshohen se garuan me vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X