TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova shpreson që sa më shpejt të funksionalizohen institucionet shtetërore të Kosovës në mënyrë që vendi të përfitoj nga Plani i Rritjes.

Këto komente ajo i bëri gjatë lansimit të Indeksin e Politikave për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) 2026 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i cili u bë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi se në kuadër të Planit të Rritjes, BE-ja ka vënë në dispozicion 880milionë euro për Kosovën gjatë tre viteve të ardhshme, në këmbim të zbatimit të reformave që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe eksporteve, si dhe promovimin e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Palatova tha se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh i Kosovës, duke investuar deri më tani 3.7 miliardë euro.

“Ndërsa ndihma e Bashkimit Evropian fillimisht ishte e fokusuar në veprimet emergjente të ndihmës dhe rindërtim, tani ajo përqendrohet në rritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës. Në kuadër të planit të rritjes që e përmenda më parë, 880 milionë euro gjatë tre viteve janë të gatshme për t’u investuar në Kosovë në këmbim të reformave, Kosova ka paraqitur një agjendë ambicioze reformash në fushën e zhvillimit të sektorit privat dhe mjedisit të biznesit. Kjo agjendë reformash përfshin shtatë reforma kryesore dhe 26 hapa të drejtuara drejt nxitjes së investimeve dhe eksporteve, një kornizë rregullatore të thjeshtuar dhe efektive, dhe në fund promovimin e inovacionit dhe rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës BE-së në Kosovë shtoi se tani nevojitet përshpejtim i reformave dhe funksionalizim i institucioneve për të përfituar nga potenciali i Planit të Rritjes.

“Ajo që duhet të vijë tani është një përshpejtim i konsiderueshëm i ritmit të reformave. Agjenda e reformave është miratuar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2024. Tani jemi në verën e vitit 2026 dhe po shohim skadimin e periudhës së parë të tolerancës, ku për herë të parë do të mund të masim formalisht se çfarë ka arritur Kosova gjatë periudhës së parë. Prandaj shpresojmë shumë që institucionet politike të Kosovës së shpejti do të bëhen plotësisht funksionale në mënyrë që Kosova të përfitojë plotësisht nga ky potencial”, tha ajo.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti duke theksuar se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë shtylla e ekonomisë, u shpreh se raporti i OECD është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Kryetarja e Divizionit të Evropës Juglindore të OECD-së, Marzena Kisieleëska u shprhe se ky raport bazohet në Aktin e Biznesit të Vogël për Evropën.

Për OECD kyçe sipas saj është qëndrueshmëria e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën