TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Pak lojtarë e kanë mentalitetin e tij”/ Tani është zyrtare, firmos Xhaka: Këtë kampionat e njoh mirë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Pak lojtarë e kanë mentalitetin e tij”/ Tani është zyrtare, firmos Xhaka: Këtë kampionat e njoh mirë

Gjithçka ishte mbyllur në orët e mëparshme, por tashmë vjen zyrtarizimi nga klubi i Bayer Leverkusen. Granit Xhaka është lojtari më i ri i “Aspirinave”, teksa mesfushori me origjinë shqiptare pas shtatë vitesh te Arsenal në Londër rikthehet në Bundesliga aty ku në të kaluarën ka pasur një eksperiencë me Borussia Moenchagladbach. Leverkusen pagoi 25 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit me Xhakën që ka fimrosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Në fjalët e tij të para si lojtar i Leverkusen, Xhaka vendosi theksin te fakti se e njeh shumë mirë kampionatin gjerman.

“Këtë kampionat e njoh në detaje, e kam ndjekur edhe kur isha në Londër. Bayer Leverkusen është një klub me një histori impresionuese dhe ka shumë ambicie. Mbi të gjitha unë e shoh Leverkusen si një klub me shumë të ardhme dhe diskutimet me drejtuesit ishin tejet motivuese. Të gjithë këtu në klub janë shumë ambicioz dhe mezi pres që të luaj këtu në vitet e ardhshme”, tha Xhaka.

Nga ana tjetër për këtë transferim foli edhe drejtori sportiv i gjermanëve, Simon Rolfes që u shpreh se janë të paktë lojtarët me mentalitetin e Granit Xhakës.

“Me këtë marrëveshje kemi siguruar një “top player” si Granit Xhaka. Të gjithë e njohin aftësinë e tij në fushë, por mbi të gjitha janë të paktë lojtarët të cilët arrijnë të bëhen lider dhe të udhëheqin një skuadër si e bën ai. Kjo vjen prej mentalitetit dhe fakit se Xhaka është një lider i lindur”, u shpreh Rolfes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kosova dhe Austria ndajnë pikët  në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë

Pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara

Komisioni për Legjislacion fillon diskutimin për projektligjin për Specialen

Komisioni për Legjislacion fillon diskutimin për projektligjin për Specialen

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

Sot shqyrtohet projektligji për Specialen

Mot me diell

Mot kryesisht me diell

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën