TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pacientët në pritje – Spitali i Vushtrrisë mbetet me dy kirurgë – i drejtohet SHSKUK-së për ndihmë

Pas arrestimit të dy mjekëve, Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri po vazhdon të operojë me vetëm dy kirurgë. Kjo ka bërë që shumë pacientë të mbesin në listat e pritjeve, ndërsa gjendja e krijuar ka shtyrë drejtorin e ri të spitalit, t’i drejtohet për ndihmë SHSKUK-së në Prishtinë.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
0 0
A A

Me 13 maj, Policia e Kosovës u vu në aksion.

Cak i tyre, ishin dy kirurgë të Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri.

V.R edhe E.S u arrestuan nën dyshimin për veprën penale “Marrje e Ryshfetit”

Kjo bëri që shumë pacientë të regjistruar për operim, të mbesin në listat e pritjes.

Gjendja e krijuar, sipas drejtorit të ri të spitalit, e shtyri t’i drejtohet për ndihmë Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

“Reparti i Kirurgjisë me dy kirurgë tjerë  ka vazhduar të operojë me program të reduktuar dhe të trajtojmë rastet emergjente. Pas ardhjes time kemi arritur qe ta zgjerojmë programin edhe me raste elektive nga lista e pritjes dhe jemi ne përpjekje për rritje te kapaciteteve edhe me kirurgë tjerë te cilët pritet te na transferohen përkohësisht nga QKUK sipas kërkesës qe e kam parashtruar në SHSKUK për ta tejkaluar këtë situate. Sigurojmë secilin pacient qe është ne listën për trajtim qe jemi duke bërë përpjekjet maksimale qe pritja e tyre te jete sa më e shkurtër për ta marrë shërbimin”, ka thënë Muzaqi.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Shërbimin Spitalor Klinik Dhe Universitar të Kosovës, nëse do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Spitalit të Vushtrrisë.

Por, deri në publikimin e lajmit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë sipas udheheqesit të këtij spitali, dy kirurgët e arrestuar vazhdojnë të jenë të pezulluar nga puna.

“Me datë 15.05.2026 pas pranimit te Aktvendimit me nr te lendes 2026:091499 ku ju caktohet masa e paraburgimit dy punonjësve te Spitalit tone, Komisioni Disiplinor nxjerr vendim për PEZULLIM nga marrëdhënia e punës me kompensim prej 50% te pagës baze, me vendim nr.445/26”, theksoj tutje Muzaqi.

Ndryshe një ditë pas arrestimit, Gjykata Themelore në Mitrovicë, dy mjekëve u kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Pas kësaj, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kishte kërkuar vazhdimin e kësaj mase edhe për 30 ditë të tjera, gjë që ishte refuzuar nga gjykata.

Kjo masë dy kirurgëve, iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Ndryshe, V.R, Sipas Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në vitin 2017 ishte dënuar me 6 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.

Sipas gjykatës, ky dënim me burgim më pas është zëvendësuar me gjobë në shumën prej 2 mijë euro.

Ndërsa edhe E.S, ka një rast aktiv në Gjykatën e Apelit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava nesër mban konferencë për media

Tërnava pas aktgjykimit në Hagë: Asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike

Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit: Jemi shumë të zhgënjyer, por kjo është shkalla e parë

Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit: Jemi shumë të zhgënjyer, por kjo është shkalla e parë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbahen më 11 maj 2025

Begaj pas vendimit të Speciales: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne

Pas vendimit të Speciales, Njësia Speciale pranë zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë

Pas vendimit të Speciales, Njësia Speciale pranë zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën