TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pacientët me diabet kërkojnë nga shteti sigurimin e pompave për matjen e sheqerit në gjak

Dita Botërorë e Diabetit edhe këtë vit i gjeti pacientet që vuajnë nga kjo sëmundje kronike duke kërkuar kushte më të mira për trajtim. Në Kosovë, në Klinikën e Endokrinologjisë në vite trajtohen për këtë sëmundje 15 mijë persona. Shefi i repartit thotë se qëndrojnë mirë me insulina, përveç disa barnave të reja që duhet të bëhen pjesë e listës esenciale.

by Fëllënza Krasniqi
9 muaj ago
1 0
A A

Ka gati 3 dekada që vuan nga sëmundja e diabetit.

E kjo sëmundje kronike e ka detyruar Zymryte Maqestena që shpesh herë të drejtohet në repartin e Endokrinologjisë në Qendrën Klinikë Universitarë të Kosovës për tu trajtuar.

Trajtimi në këtë klinikë sipas Maqestenës, bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme përkundër atyre pak vështirësive që hasin.

“Në klinikë nuk kemi pasur vështirësi, unë thuajse çdo vit jam e shtrirë këtu në endokrinë, por nuk kam pasur vërejte ndonjë herë kemi pasur mungesë të insulinave, aty nuk ka qenë faji i klinikës, ka qenë faji i ministrisë që nuk i ka furnizuar edhe neve pacienteve po edh klinikën. Klinika lufton me atë çka ka, me atë se çka i ofron ministria”, tregon ajo.

E ajo thotë se këtë sëmundje do të ia lehtësonte pompa për matjen e sheqerit në gjak.

“Ajo kish qenë shumë e mirë, por tash ata në ministri e dinë se çka bëjnë dhe tek bëjnë, se nuk po mundem me u përzier në disa gjëra që nuk jam kompetente, por ajo kishte me qenë një lehtësim shumë i madh për neve, shpimi i çdo kohë para kohe dhe pas kohe ajo është shumë e vështirë. Me pas ato aparatet është shumë  mirë”.

Por se sa pacientë më sëmundje të diabetit trajtohen në klinikën e Endokrinologjisë?

“Diku 11% të popullatës mbarë botërore ka diabet, kurse në Kosovë diku 7.9% në bazë të punimeve që janë bërë në IKSHP, ndërsa si pre-diabet kap diku 6.1. Në klinikw diku 87% i kemi diabet tip2 11% me tip 1 dhe 1.6% me gestacional, deri në 3% sipas statistikave është në Kosovës, por vetëm 1,6% vijë e trajtohen  shtatzënat që kanë sëmundjen e sheqerit. Diku 15 mijë pacientë i kemi brenda vitit”, deklaroi Merita Emini-Sadiku, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë.

Ndër të tjerash, e para e kësaj klinike tregoi edhe për sëmundjet e tjera që sjellë diabeti.

“Kemi numrin shumë të vogël të vdekurve pavarësisht komplikimeve  shumë të mëdha të pacienteve me diabet. Ajo çka na duam të theksojmë është se diku 65% të pacientëve me diabet tanë kanë komplikime kronike, këto komplikime nënkuptojnë si ato mikrovaskulare. Nga këto dominojnë diku 53% femra, 46% meshkuj mosha mesatare është 63 vjet dhe koha e zgjatur me diabet është 11.7 vjet por maksimumi kemi pacientët që kanë sëmundjen e sheqerit për  40 vjet e më shumë”.

Për këta pacientë, shefi i repartit thotë se qëndrojnë mirë me insulina, përveç disa barnave të reja që duhet të bëhen pjesë e listës esenciale.

“Sa i përket terapisë me insulina mirë jemi, nuk  kemi telashe, me brana qëndrojmë pak e sidomos me ato të barnat e gjeneratës së re ende nuk i kemi futur të gjitha në listë esenciale,ndërsa ato që i kemi bazike i kemi në dispozicion, primarë është që insulinë kemi gjithmonë”, tha shefi i Repartit të Endorinologjisë, Bardhyl Gashi.

Në klinikën  e Endokrinologjisë  funksionojnë reparte si ai i Diabetologjisë, Endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike.

Të premten u shënua Dita Ndërkombëtare e Diabetit, me ç’rast u bë thirrje për kontrolle periodike dhe stil të shëndetshëm jetese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Deri në shtator mund të mos ketë marrëveshje, Kurti duhet ta propozojë Thaçin për president

Izraeli sekuestron qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Izraeli sekuestron qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Ditari: 25.08.2026

Ditari: 25.08.2026

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën