TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Pa u vra unë asnjërit prej jush nuk do i ndodh gjë”- fjalët e fundit të Luan Haradinajt

Sot janë bërë 29 vjet nga rënia heroike e Luan Haradinajt në frontin e luftës. E pjesë e grupit që ra në pritën serbe atë ditë, ishte edhe bashkëluftëtari i tij Selim Krsniqi, i cili për Tëvë1 i ka zbuluar fjalët e fundit të Luanit, para se të binte heroikisht.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
1 0
A A

Nga Jabllanica edhe këtë 6 maj erdhi në Gllogjan.

E ndalesa e parë e dajës, është tek varri i nipit.

As në 29 vjetorin e rënies, Lahi Brahimaj, nuk e harroi nipin e tij, Luan Haradinajn.

Ky i fundit me 6 maj të vitit 1997, ra heroikisht në një pritë serbe, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”,  teksa në grup po ktheheshin nga Shqipëria.

E lajmi për rënien e tij në Jabllanicë arriti vetëm pas disa ditësh.

“Mbas dy dite apo tri Dauti ka ardhur në fshatin tonë në Jabllanicë dhe siç ishim në familje më tha mashkull kam diçka me biseduar me ty, kom dal dhe më tha Luani ka ra në kufij. Ishte një goditje, një shok ashtu dhe nuk ishte vetëm për mua goditje kjo ishte njëra ndër goditjet më të rënda për UÇK-në  sepse çdo fishek që diku ka krisë kundër forcave serbe ishte i bartur nga Luani”, ka thënë Brahimaj.

E një kujtim me Luan Haradinajn, ka mbetur thellë në kujtesën e bashkëluftëtarit dhe dajës së tij.

“Jemi ndalu dhe kemi heq gurin e kufirit edhe Luani e vendos në atë gurin e RSFJ-së tytën e pushkës e tha edhe ky guri e gjitha këta gurë kane me u heq një ditë falë luftës”, ka thënë tutje Brahimaj.

E atë ditë të rëndë, pjesë e grupit që ranë në priten serbe, ishte edhe Selim Krasniqi.

Ky i fundit për Tëvë1, e zbulon se cfarë tha Luan Haradinaj para se të binte heroikisht.

“Në momentin para se të vritej kam bërë rrugë me të disa herë edhe Luani bashke me Ramushin e kanë marrë përsipër që me e shti grupin e Fehmiut  e të Xhevës e të gjithë neve brenda edhe ka deklaruar se pa u vra unë asnjërit prej jush nuk do i ndodh asgjë, kjo është ajo fjala që natyrisht e kujtoj çdo herë edhe jo vetëm që e ka fol si fjalë, por edhe e ka mbajt si premtim ai është vra në mbrojtje të gjithë shokëve të vet”, u shpreh Krasniqi.

E rënia e Luanit, e goditi gjithë grupin.

Por pavarëisht kësaj, luftetarët e lirisë e vazhduan betejën.

“Ishte dhimbje e madhe po ne u detyruam që të vazhdojmë betejën, luftën. Të tërheqim Luanin, që e ka tërheq Ramushi e pastaj edhe Rafetin e plagosur që ka qenë shumë rëndë i plagosur”, theksoj Krasniqi.

Pas kësaj, trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës.

Ndërsa pas çlirimit trupi i tij u rivarros në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën