TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL e UÇK-së dekoron Hajdarin, prefekti i Tiranës kërkon drejtësi nga Haga

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, sot vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës në Prishtinë, nga ku kërkoi drejtësi nga Haga. Madje, lirimin e katërsh së UCK-së, ish-prokurori shqiptar, tha se po e presin mbi dhjetë milionë shqiptarë.

by Fëllënza Krasniqi
1 muaj ago
2 0
A A

Organizata e Veteranëve të Luftës, u mobilizua të mërkurën.

Kjo meqë në mesditë këtu do të arrijë një mysafir i veçantë.

E rreth orës 13:00, mysafiri erdhi.

Është ky prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari i cili të mërkurën vizitoi Kosovën.

E më të filluar takimi, Hajdari u befasua nga veteranët.

Për të, OVL ndau një dekoratë.

“Ne kemi përzgjedhur ta nderojmë Prefektin e i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, me këtë dekoratë, e cila do të jetë kujtim për tërë jetën. Kjo dekoratë nuk është thjesht një ngritje apo ulje. Kjo dekoratë thjesht vlerëson atë mirënjohjen, apo vlerën që ai ka dhënë, vlerat e veta, vlerat e veta që ka dhënë gjatë kohës  në periudha të ndryshme. Kështu që unë edhe njëherë e  falënderoj, që ka gjetur kohë me ardhur, bashkërisht me ekipin e vet, tha Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së.

Ish-prokurori shqiptar, këtu preku edhe një nga temat që e di më së miri.

Behët fjalë për gjyqin ndaj ish-krerëve të UCK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Na kanë bërë krenarë, që falë qëndresës tyre stoike i kanë treguar gjithë botës që për ato akuza që ata akuzohen nuk ka asnjë provë. I gjithë aktiviteti i organizatës së veteranëve, i shoqatave patriotike dhe kulturore këtu në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, në Preshevë, Malësi, nuk ka pushuar me mitingjet që janë bërë nëpër të gjithë qytetet tona kryesore”, u shpreh Hajdari.

Lirimin e tyre, Hajdari thotë se e presin gjithë shqiptarët.

“E pret një komb i tërë. Nuk e pret vetëm Kosova, po e pret Shqipëria, Maqedonia, shqiptarët që janë në Evropë, shqiptarët që janë në Amerikë. Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët. Kurrë nuk mund të ndodhë të barazohet viktima me agresorin”, tha prefekti i Tiranës.

Mirënjohja në OVL, nuk ishte e vetmja që Hajdari e mori në Prishtinë të mërkurën.

Një e tillë, iu nda edhe në një kolegj privat.

“Çelësi student pedagog është shumë i rëndësishëm, bëhuni promotorra për të kthyer dinjitetin e pedagogëve i cili mungon në universitet shqiptare, edhe në shkollat e mesme ka rënë respekti për mësuesit, edukatorët  dhe pedagogët. Merreni me forcë ju që jeni sa shqiptar aq edhe perëndimorë”, u shpreh ai.

E të mërkurën, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari vizitoi edhe Komunën e Prishtinës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën