Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani ka thënë se do të jetë e gatshme ta mbështesë presidenten e re në sfidat që e presin gjatë mandatit të saj.
Ajo ka theksuar se presidentja e re duhet të udhëheqë politikën e jashtme dhe të punojë në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës, si dhe në ruajtjen e aleancave ndërkombëtare.
“Ka qenë një prej shpresave të mia të mëdha që një prej presidenteve të reja të jetë grua. I uroj sukses. Në këto sfida mund të llogarisë në mbështetjen time të përhershme për çdo çështje që është në interes të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.







