TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar Serbinë për mungesën e informacionit për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka deklaruar se Serbia, duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, është duke shkelur zotimet e dhëna në Bruksel dhe marrëveshjet e pranuara.

Ajo ka thënë se propaganda nuk mund ta fshehë të vërtetën, duke theksuar se ende nuk dihet fati i mbi 1,500 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Mbi 1500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr, pa drejtësi dhe pa përgjigje. Ata janë plaga më e thellë e Kosovës dhe dëshmia më e dhimbshme e krimeve të kryera ndaj popullit tonë nga ana e Serbisë. Synimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja, dëbimi dhe shkatërrimi i identitetit tonë kombëtar, i familjeve tona dhe i së ardhmes së Kosovës. Duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, në kundërshtim me zotimet e dhëna në Bruksel, Serbia jo vetëm që po e mohon të kaluarën, por po shkel edhe marrëveshjet që ka pranuar.Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën sepse Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm dhe vazhdon ta përsërisë krimin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ka theksuar se përgjegjësia dhe kërkimi i së vërtetës nuk përfundojnë me përfundimin e luftës, duke kërkuar që familjeve t’u jepet e drejta për të mësuar fatin e të afërmve të tyre.

“Por krimi nuk përfundon me heshtjen e armëve. Ai vazhdon edhe sot kur mohohet e vërteta, kur fshihen gjurmët dhe kur familjeve u mohohet e drejta elementare për të ditur fatin e më të dashurve të tyre.Për mijëra familje në Kosovë, drejtësia nuk është histori. Është dhimbje. Është ankth. Është pritje”, ka përfunduar Osmani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku pas vendimit të Qeverisë: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak

Ramabaja: Preferoj president nga LPK-ja, Haradinaj nuk është konsensual, Hoti është politikani më i dështuar

Ramabaja: Preferoj president nga LPK-ja, Haradinaj nuk është konsensual, Hoti është politikani më i dështuar

Ramabaja: Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës, krahasohet me Hasan Prishtinën

Ramabaja: Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës, krahasohet me Hasan Prishtinën

Qeveria: Nuk ka pengesë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën