TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Osmani përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment historik për vendin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka deklaruar se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në pozicionimin e saj përkrah shteteve që kontribuojnë për paqen globale.

“Kuvendi i Kosovës sot vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në historinë e Kosovës, duke rikujtuar ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999.

“Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh”, ka shtuar Osmani.

Në deklaratën e saj, ajo ka falënderuar SHBA-të dhe presidentin Donald Trump për mbështetjen dhe për ftesën që Kosova të jetë shtet themelues i Bordit të Paqes.

“Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe,  deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë.

Për marrëveshjen votuan 103 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria dhe Bullgaria.

Ky mekanizëm është formuar me synimin që të mbikëqyrë zbatimin e planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës dhe në rindërtimin e saj.

Bordi u themelua dhe do të udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

KP: Dy arrestuarit në Pejë për procesin zgjedhor, zyrtarë të strukturave paralele serbe

KP: Dy arrestuarit në Pejë për procesin zgjedhor, zyrtarë të strukturave paralele serbe

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 28.21% e qytetarëve

Konjufca thërret qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Këto shtete janë në zgjedhje sot

Kurti u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Mos e lini për në fund

Kurti u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Mos e lini për në fund

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona për ndërhyrje në proces zgjedhor në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën