Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, grupin “Koha” dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të fotoreporterit, Alban Bujari.
Osmani ka thënë se nëpërmjet objektivit, Bujari dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira “ duke na lënë një arkiv të jashtëzakonshëm kujtese dhe historie”.
“Nëpërmjet objektivit, ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira, duke na lënë një arkiv të jashtëzakonshëm kujtese dhe historie. Nga momentet e para të luftës së UÇK-së, ai rrezikoi jetën e tij për t`ia treguar botës imazhet që dëshmuan luftën, sakrificën dhe vuajtjen e popullit tone”, ka shkruar e para e vendit./teve1.info/