Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi së bashku me presidenten e vendit, Justina Pula-Shiroka si dhe me dy ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjagen në përvjetorin e 17-të të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Osmani theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës, as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës.
“Legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia që nuk i nënshtrohet politikës, por i shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve”, ka thënë ajo./teve1.info/







