TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, s’ka asgjë që mund ta ndalë

by teve1
1 vit ago
3
A A
Osmani:  Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, s’ka asgjë që mund ta ndalë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e  Kosovës në 17 vjetorin e Pavarësisë.

Osmani ka thënë se kjo është një ditë kur festohen sukseset e arritura të Kosovës në këto 17 vite, si dhe një ditë kur kujtohet sakrifica shekullore e popullit kosovar.

Ajo po ashtu ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara sepse siç është shprehur ‘ nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme’.

“Urime 17 shkurti për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është një ditë kur ne e kujtojmë sakrificën shekullore të cilën e ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Eshtë një ditë kur i festojmë sukseset që i ka arritur Republika jonë në këto 17 vite duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e subjektivitetin ndërkombëtar, sundimin e ligjit, demokracinë e ekonominë. Por është po ashtu një ditë kur ne u themi faleminderit nga zemra, një falenderim i përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë dhe historike. Duke filluar nga arkitekti historik i pavarësis, Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në e deri tek secili qytetar i Kosovës që sakrifikoi me mund dhe me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë të pavarur sovrane dhe të përjetshme”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se mund të jenë krenar pasi sipas tij i kanë dalë hakut sakrificës dhe flijimit të aq shumë dëshmorëve dhe martirëve.

“Dimër i ftohtë por zemrat e ngrohta teksa urojmë njëri tjetrin për 17 vjetorin e  17 shkurtit si shtet sovran demokratik me integritet territorial, me progres social me avancim demokratik dhe me rritje shembullore ekonomike. Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe se para 17 vjetëve por në te njëjtën kohë edhe jemi shembull për siguri jo vetëm në rajonin e  Ballkanit. Padyshim që mund të jemi krenar që i kemi dalë hakut sakrificës dhe flijimit të aq shumë dëshmorëve dhe martirëve, edhe të rezistencës paqësore edhe të asaj të armatosur invalidëve veteranëve të UCK-së dhe të gjithë veprimtarëve të cilët qëndruan në kohë të vështira në mënyrë që ne të kemi kohë të mira”, është shprehur Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci në Gjermani: Bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, prioriteti i ri i Kosovës dhe Gjermanisë

Maqedonci në Gjermani: Bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, prioriteti i ri i Kosovës dhe Gjermanisë

Prokuroria Themelore jep detaje për rastin e dhunimit të të miturës në Istog

Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180 mijë dollarë mërgimtarit nga Amerika

​Komisioni për Punë të Jashtme i jep “dritën e gjelbër” Marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

​Komisioni për Punë të Jashtme i jep “dritën e gjelbër” Marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

​Investimet në Kardiologji 1.5 milion euro, rriten kapacitetet shëndetësore

​Investimet në Kardiologji 1.5 milion euro, rriten kapacitetet shëndetësore

Juventusi me ofertë për Lewandowskin

Peja 03 – Bashkimi, ndeshja për titullin e kampionit

Presidenca e BE-së: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së për Ukrainën miratohet përkohësisht

Presidenca e BE-së: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së për Ukrainën miratohet përkohësisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën