TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani: Faleminderit Francë por duhej ta refuzonim propozimin

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Osmani: Faleminderit Francë por duhej ta refuzonim propozimin

Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare, por janë vendosur (disa prej tyre në kllapa) si çështje për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë.

Pala bullgare kanë insistuar që para se të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të miratohet një protokoll në bazë të të cilit, Shkupi obligohet që të ndryshojë fillimisht Kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por edhe të mos ndryshojë pozicioni i saj për gjuhën maqedonase, e cila nuk njihet nga Sofja dhe aspektet historike, respektivisht personalitetet nga e kaluar dhe librat shkollorë, që duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se të futen në përdorim.

Reklamë

Një “protokoll i tillë për Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm, pasi do të nënkuptonte “rrënim të identitetit kombëtar”.

Parlamentit i Bullgarisë ndërkohë është duke debatuar të premten për miratimin e propozimit francez, i cili në formën siç është paraqitur, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, “do të bllokojë procesin evropian në planin afatgjatë dhe do të paralizojë edhe instrumentet e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë”.

“Presidenca franceze u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve, ndaj dhe pyetjet që nuk ishin të pranueshme për ne, i vendosi si propozime të papërcaktuara (në kllapa) për të theksuar se janë çështje të pazgjidhura. Prandaj, ne mund vetëm të falënderojmë Presidencën franceze, por ne duhet ta refuzojmë propozimin e tyre në këtë formë, pikërisht për shkak të pjesëve në të, për të cilat pala bullgare nuk tregoi mirëkuptim pa asnjë argument”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Por, VMRO DPMNE-ja opozitare të premten ka fajësuar pikërisht shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për “debakël në politikën e jashtme”.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani janë dy aktorët që patën debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për kornizën negociuese, plot çështje të imponuara bilaterale. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj, nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë. Dorëheqje!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Antonio Miloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme./rel/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Operacioni izraelit “Qerret e Gideonit” ka lënë të vrarë 9,073 civilë të paarmatosur në Gaza që nga maji

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X