TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani dhe Vuçiq përplasen në Samitin e Brdo-Brijunit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur para gazetarëve se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. Në anën tjetër Vuçiq ka folur me cinizëm për integritetin territorial të Kosovës.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
1 0
A A

Samiti i Brdo-Brijunit ndër të tjera ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pati frymë bashkëpunimi nga shteti fqinj, Serbia.

E para e shtetit, duke treguar detaje nga takimi tha se homologu i saj serb, Aleksandër Vuçiq iu drejtua samitit me ofendime dhe arrogancë.

“Sikurse dhe në takimet e tjera të Brdo Brijunit, ndoshta me një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua samitit me ofendime dhe arrogancë me tentimin që ta prishte takimin por arritëm në fund që ta miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet. Natyrisht me çdo propagandë që Vuçiqi synonte të prezantonte para pjesëmarrëseve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumentet në anën e së drejtës dhe argumente që janë mbështetur e janë fuqizuar nga e drejta ndërkombëtare, ndërmjet mendimeve të gjykatës ndërkombëtare të drejtësie”, tha Osmani.

Për përplasjet verbale, foli edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Dhe pastaj barku juaj kthehet përmbys, dhe të gjithë të tjerët dëgjojnë, duke tundur kokën…Kështu që ne ia kujtuam ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, uruam më shumë turizëm në jetën e saj dhe kaq”, tha Vuçiq.

Mirëpo, Osmani theksoi se Kosova është bashkëpunuese dhe gjithmonë e gatshme ta mbrojë sovranitetin e saj.

“Si Kosovë jemi pro bashkëpunimit rajonal, por në të njëjtën kohë do ta mbrojmë interesin tonë shtetëror, sovranitetin, integritetin tonë territorial edhe pse Vuçiq kishte ankesa për paktin tonë për marrëveshjen e përbashkët. Kosovë-Shqipëri dhe Kroaci në fushën e mbrojtjes, ai mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka qëllim mbrojtën tonë. Dhe përgjigja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës sonë si komb, ne asnjëherë nuk e kemi sulmuar e as pushtuar askënd mirëpo gjithnjë e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë vetën dhe integritetin territorial”, tha Osmani.

Mes tjerash, Osmani tha se Kosova ndonëse është në linjë plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ajo vazhdon të jetë nën sanksione të BE-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën